KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

16-02-2017 - Prishtinë

Grupi Britanik i Unionit Nder-Parlamentar viziton KDI-ne

Facebook  Twitter

Delegacioni i parlamentarëve britanik që po qëndrojnë në Kosovë, kanë vizituar sot Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).
Grupi Britanik i Unionit Ndër-Parlamentar është informuar nga përfaqësuesit e KDI-së lidhur me programet, avokimin dhe ndikimin e KDI-së dhe shoqërisë civile në përmirësimin e politikëbërjes në vend, rritjen e transparencës e llogaridhënies si dhe garantimin e një qeverisjeje të mirë nga institucionet.

Po ashtu delegacioni britanik është njoftuar me të arriturat e projekteve të realizuara nga KDI të cilat janë mbështetur nga taksapaguesit britanik që lidhen me prokurimin publik, transparencën si dhe llogaridhënien.

Njëkohësisht është diskutuar edhe për monitorimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që KDI ka me Kuvendin e Kosovës e sidomos sa i përket procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Deputetët britanik deshën të dinë më tepër edhe për kontributin e shoqërisë civile në procesin e zgjedhjeve, luftën kundër korrupsionit si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved