KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

05-06-2015 - Prishtinë

Shqyrtohen Ndryshimet Ligjore për Pyjet me Komisionin Parlamentar

Facebook  Twitter

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit, 5 Qershor, KDI në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor organizoi dëgjim publik për ndryshimet ligjore për pyjet e Kosovës. Qëllim i këtij takimi ishte të shqyrtohen mundësitë e rregullimit ligjor për pyjet, në harmoni me ligjin për natyrë dhe ligjet për parqet nacionale, në mënyrë që të kemi një ligj të zbatueshëm që parandalon prerjet e shumta jo-legale.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, menaxhimi i pyjeve planifikohet t’i kthehet Agjencionit të Pyjeve në nivel qendror, pasi kjo kompetencë iu ishte deleguar komunave dhe kjo për arsye të menaxhimit më të unifikuar të pyjeve nga një institucion që ka më shumë kapacitet profesionale dhe njerëzore. Në anën tjetër, me këto propozime nuk u dakorduan përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit, me arsyen se kjo bie ndesh me Ligjin për Natyrën dhe ligjet për dy parqet nacionale.

Përfaqësues të komunave të Istogut, Podujevës, Ferizajt duke u thirrur në efikasitetin e tyre që kanë treguar në mbrojtje të pyjeve në territorin e tyre kërkuan që kompetencat për pyjet të mbesin në nivel komunal. Zyrtari nga komuna e Istogut, Z. Jonuz Kabashi, tha se në këtë komunë 80% e prerjeve janë ndalur nga koha kur u janë deleguar kompetencat e menaxhimit të pyjeve.

Lidhur me ngecjet në ndjekjen penale të rasteve të prerjeve ilegale ka folur perfaqesuesi i OJQ-se, Syri i Vizionit. Z. Naser Lajqi nga kjo organizatë tha se gjatë 2014 gjykatat kanë pranuar 5,200 fletëparaqitje për prerje jo-legale të pyjeve, ndërsa më shumë se gjysma janë shkuar pa u proceduar me vendime.

Kryetari i Komisionit parlamentar përgjegjës, Z. Fikrim Damka, u deklarua se si komision do të bëjnë përpjekje që kompetencat e menaxhimit të pyjeve t’ia lënë atyre që janë më adekuat dhe të definojnë mirë përgjegjësinë për pyjet e jo tu lihet disa institucioneve. Fjalën e morrën edhe deputeti Adem Salihaj që, në mes tjerash, tha se problem po mbetet zbatimi i ligjit pasi me pyje i kemi provuar edhe menaxhimin nga Agjencioni edhe nga komunat por situata në të dy rastet nuk ka qenë e mirë. Fjalën e morri edhe ish-Kryetari i Komisionit parlamentar për Bujqësi, Z. Nait Hasani, i cili tha se edhe para dy viteve kishin kërkuar që menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i parqeve nacionale të jenë në një ministri dhe jo në dy si janë tash pasi koordinimi nuk është i mirë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved