KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

16-12-2016 - Gjilan

Anamoravasit kërkojnë transparencë nga deputetet e zonës për dialogun Kosovë-Serbi

Facebook  Twitter

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga rajoni i Gjilanit, sot takuan bashkëvendasit e tyre nga shoqëria civile e qeverisja lokale në tryezën që KDI në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizoi për “Impaktin e Marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi në rajonin e Gjilanit”.

Konkretisht në tryezë u diskutua rreth marrëveshjeve të Brukselit të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të Anamoravës, siç janë marrëveshja për lëvizjen e lirë, njohja reciproke e diplomave, kodi telefonik e çështje të tjera që lidhen me këto marrëveshje.

Pjesë e panelit diskutues ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës: znj. Valdete Bajrami, z.Murat Hoxha, z.Ismajl Kurteshi, z. Zenun Pajaziti, nënkryetari i Komunës së Gjilanit z. Rexhep Kadriu, Jeta Krasniqi nga KDI, Nebojša Simiã nga CKSD, Enver Këqiku nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile e qytetarë.

Ajo çfarë u theksua ishte nevoja për më shumë transparencë rreth këtij procesi, pjesëmarrja më e madhe e nivelit lokal në këto diskutime, ofrimin i zgjidhjeve praktike të qytetarëve të të dyja komuniteteve ndërsa zbatimi i marrëveshjes së diplomave u theksua si një ndër sfidat më të mëdha për këtë rajon. Çështje të tjera që u debatuan ishin edhe krijimin i asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe procesi i decentralizimit.

Deputet e pranishëm në këtë takim u zotuan që do adresojnë çështjet e ngritura në këtë diskutim në Kuvendin e Kosovës.

 

Kjo tryezë u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved