KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

09-12-2016 - Prishtinë

Roli i të rinjve është kyc në luftimin e korrupsionit

Facebook  Twitter

KDI, Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli i  Evropës (Projekti kundër Krimit Ekonomik PECK II), kanë shfaqur sot një dokumentar për studentë dhe kanë debatuar me ta, në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
 
Përmes këtij aktivitetit informues dhe edukativ është synuar të adresohen shqetësimet kryesore të rinisë në Kosovë në lidhje me përpjekjet kundër korrupsionit nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare si dhe ato të shoqërisë civile.
 
 
Edis Agani nga Zyra e BE-së në Kosovë nënvizoi se studentët janë pjesë qenësore për zhvillim, janë forca që mund të sjellin ndryshime në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Agani ka potencuar faktin se Kosova ka një legjislacion shumë të mirë në këtë drejtim, megjithatë ka thënë se çalon në veprime konkrete, në drejtim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
 
Ndërsa Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë para studentëve se është shumë e vërtetë që Kosova po përballet me korrupsion të niveleve të ndryshme në sektor të ndryshëm. Po ashtu ka përmendur faktin që në Kosovë ekzistojnë një numër i madh i mekanizmave kundër korrupsionit. Havolli, ka vlerësuar se situata sa i përket korrupsionit mund të ndreqet dhe ndryshimi mund të ndodh nëse ka angazhim të rinisë së bashku me punën e institucioneve. Sipas tij ka zhvillime pozitive në luftimin e korrupsionit.
 
Me këtë rast, Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së u ka shpjeguar studentëve se korrupsioni nuk duhet të kuptohet vetëm si mitëmarrje apo nepotizëm, kjo dukuri ka thënë se ndodh në përditshmëri duke filluar nga shërbimet shëndetësore, arsimi, shmangia nga taksat etj. Kryeziu ka theksuar ndër të tjera se ka mungesë të vullnetit politik dhe efikasitet të dobët të institucioneve për ta luftuar këtë dukuri.
                      
Kurse Edmond Dunga, Këshilltar në Projektin PECK II, ka potencuar se rinia kosovare ka shumë premisa për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin duke pas parasysh që të rinjtë janë pjesa më e madhe e popullsisë në vend. Dunga, ka shtuar se hapja e rinisë ndaj ndryshimeve është shumë domethënëse në këtë drejtim dhe ka përdorur shembullin e Pranverës Arabe, ku ishin pikërisht të rinjtë ata që ndërmorën ndryshimet.
 
 

Po ashtu këta panelistë i janë përgjigjur interesimit të studentëve për shumë çështje dhe problematika që lidhen me korrupsionin..

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved