KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

19-05-2015 - Prishtinë

Reforma e Administratës Publike në Dëgjim Publik

Facebook  Twitter

Ministri i MAP-së, z. Mahir Yagcilar, tha se Strategjia për Administratë Publike 2010-2013 është vlerësuar të jetë përmbushur për 71% ndërsa për vitin 2014 Ministria ka adaptuar “Udhërrëfyesin për Reformën e Administratës Publike 2014” duke u bazuar në gjashtë parime të administratës publike.

Jetmir Bakija, udhëheqës i projektit për Përkrahje me Hulumtime Parlamentare dhe Pjesëmarrje qytetare nga KDI, tha se reforma e administratës publike është cilësuar nga Komisioni Evropian si një ndër katër çështjet më të rëndësishme para nënshkrimit të Marrveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) dhe se Raporti i Progresit vazhdimisht i ka dhënë një vëmendje të veçantë kësaj reforme. KDI prezantoj një kronologji të vlerësime të Raportit të Progresit për reformën e administratës publike.

Në fjalën hyrëse, Kryetari i Komisionit Parlamentar, z. Zenun Pajaziti, shtrojë disa pyetje për Ministrin e Administratës Publike dhe drejtorët e kësaj ministrie që ishin prezent. Kryetari i Komisioni pyeti se sa ka arritë administrata publike të bëhet efikase, e pavarur dhe evropiane? Ndërsa Ministri i MAP-së, z. Mahir Yagcilar, tha se Strategjia për Administratë Publike 2010-2013 është vlerësuar të jetë përmbushur për 71% ndërsa për vitin 2014 Ministria ka adaptuar “Udhërrëfyesin për Reformën e Administratës Publike 2014” duke u bazuar në gjashtë parime të administratës publike. Drejtori për Reformë të Administratë Publike – MAP, e plotësojë Ministrinë duke shtjelluar procesin e zbatimi të planeve të veprimit.

Pas ministritë fjalën e morën deputetja në këtë Komision Parlamentar, Shqipe Pantina, deputeti z. Pal Lekaj dhe deputeti Kujtim Paqaku. Znj. Pantina bëri pyetje se sa është arritur që administrata publike të depolitizohet, të jetë më efikase dhe më profesionale. Z. Lekaj pyeti Ministrin se përpos dokumenteve të aprovuara nga Qeveria, çfarë është bërë për zbatim. Ndërsa Z. Paqaku pyeti për përfaqësimin e minoriteteve në administratë publike pasi është dhe obligim ligjor.

Më pas morrën fjalën Burim Ejupi nga organizata INDEP i cili dha vlerësimin e organizatës së tij për secilën nga 12 objektivat e Strategjisë për Reformë të Administratë Publike dhe bëri thirrje që të fuqizohet Instituti i Kosovës për Administratë Publike. Ndërsa, Artan Canhasi, po nga KDI foli për ngecjet në reformë të prokurimit publik dhe e-qeverisjes.

 

Ky aktivitet u bë në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Aktivitetet që KDI ka ndërmarrë për të përkrah Komisionet Parlamentare me hulumtime legjislative dhe diskutime për mbikëqyrjen e reformave të rëndësishme të miratuara kohë më parë përkrahen nga USAID.

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved