KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

24-04-2015 - Prishtinë

Të gjeturat e SIK-ut pasurohen me perspektiven e përfaqësuesve të OJQ-ve

Facebook  Twitter

Në një  takim me një numër organizatash të shoqërisë civile kemi  diskutuar të gjeturat e hulumtimit mbi Sistemin e Integritetit Kombëtar për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Analiza e Sistemit të Integritetit Kombëtar (SIK) analizon 15 ‘shtylla’ kryesore në sistemin e qeverisjes si në drejtim të rreziqeve të brendshme sa i përket korrupsionit, gjithashtu edhe në kontributin e tyre në luftimin e korrupsionit në shoqëri. Qasja e hulumtimit e zhvilluar nga Transparency International fokusohet në analizimin e kapacitetit, qeverisjes dhe rolit që e ka secila nga këto shtylla sikurse organet qeveritare e gjyqësore por edhe atyre shtyllave të shoqërisë sikurse media, biznesi, shoqëria civile, partitë politike, etj.

Hulumtimi ofron standarde në bazë të të cilave matet zhvillimi i institucioneve, me theks te veçantë i atyre që kërkojnë vëmendje të shtuar në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe diagnstifikojnë integritetin institucional në teori (ligjet dhe institucionet) si dhe praktika (se si funksionojnë këto).

Fokus grupi i sotëm është i pari që organizohet për këtë hulumtim. Përfaqësuesit nga OJQ vendore ofruan perspektivat e tyre gjatë diskutimeve mbi Gjyqësinë, Prokurorinë dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit nga perspektiva e: (1) kapacitetit të përgjithshëm të institucionit; (2) qeverisja e brendshme e tyre në kuptimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies; dhe, (3) roli i saj i përgjithshëm për t’i kontribuar integritetit në sistemin e qeverisjes kombëtare. Takimi i tillë, në formën e fokus grupit, ka ndihmuar që të pasurojë raportin përfundimtar mbi Sistemin e Integritetit Kombëtar.  

 

Raporti i plotë më gjetje parashihet që të publikohet në shtator 2015 dhe ka synim identifikimin e sfidave dhe ofrimin e rekomandimeve për të promovuar qeverisje më të mirë në Kosovë. Ky studim zhvillohet paralelisht në disa shtete të rajonit i udhëhequr nga sekretariati i Transparency International dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved