KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

23-04-2015 - Prizren

Kërkohet mobilizim i gruas për përfaqësim në Këshillat Lokal

Facebook  Twitter

Si rrjedhojë e aktiviteteve për promovimin dhe fuqizimin e Grupit të Grave Asambleiste dhe sensibilizimin e institucioneve Komunale për më shumë përkushtim dhe angazhim në implmentimin e Planit për Barazi Gjinore,   KDI ka organizuar sot një tryezë diksutimi me temën “Grupi i Grave Asmableiste dhe Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2015-2017”.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit në seancën e muajit mars 2015 ka miratuar Planin e Veprimit për Barazi Gjinore 2015-2017, plan ky i cili përcakton 7 fusha të ndryshme që duhet të intervenohet në përmirësimin e pozitës së grave në vendimmarrjen komunale dhe jetën sociale e  politike.

Mubexhele Zhuri-Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Prizrenit foli për të arriturat e deritanishme nga kjo zyre derisa ka potencuar edhe sfidat që po përballet kjo zyre në nivel lokal si: mungesa e certifikimit të Organizatave të Shoqërisë Civile në ofrimin e shërbimeve të veçanta, mungesa e fondeve të mjaftueshme, mungesa e bashkëpunimit më Grupin e Grave Asambleiste si dhe mungesa e mekanizimit në monitorimin e zbatimit të projekteve.

Ajshe Shala si kryesuese e GGA-s në Prizren foli për iniciativat e deritanishme të këtij grupi ku për dallim nga viti i kaluar ka disa lëvizje pozitive në aktivizimin e grupit ku potencoi takimet me grupin e grave nga fshatrat e Hasit, Krushëa së Vogël dhe takime të shumta me udhëheqëset e bizneseve me qëllim të stimulimit të punësimit të grave të pa punë në sektorin privat ku edhe janë arrit disa suksese. Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2015-2017 do të jetë një udhërrëfyes për neve si GGA që të punojmë në drejtim të përmbushjes së objektivave që janë përcaktuar në këtë plan dhe në do të angazhohemi pa rezervë në këtë drejtim.

Drita Millaku potencoi rolin e gruas asambleiste duke shprehur gadishmërin që çdo kërkesë dhe vendim që prek perspektivën gjinore do të mbështetet në Kuvendin e Komunës pa ndonjë rezervë dhe shprehi qëndrimin që grupi duhet të jetë “një dhe pa dallime politike” kur është në pyetje barazia gjinore dhe roli i gruas në vendimmarrje.

Fahrije Bytyqi ka kërkuar raport më të shpeshtë në Kuvendin e Komunës për implementimin e Planit të Veprimit 2015-2017  dhe në si GGA duhet të mendojmë që në buxhetin e vitin 2016 të planifikojmë mjetë të mjaftueshme financiare për implementim të këtij plani.

Pjesëmarrëst tjerë në këtë takim kanë theksuar nevojën e takimeve të shpeshta të të gjithë aktorëve me qëllim të diskutimit për arritjet, sfidat që përcillen në implementim të planit derisa u dakroduan që të vazhdohet në organizimin e takimeve mujore të GGA-s, ZBGj-s dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Në kuadër të këtij takimi është kërkuar që GGA të angazhohet në mobilizimin e gruas Prizrenase me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të grave në këshillat lokal duke ditur se procesi i zgjedhjes së këtyre këshillave tanimë është në fazën fillestare. Përfaqësimi i gruas në këshillat lokal do të jetë një mundësi e mirë në avancimin dhe fuqizimin e gruas në mekanizmat lokal dhe vendimmarrës.

 

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). Pjesëmarrës në këtë takim ishin Grupi i Grave Asambleiste, Zyra për Barazi Gjinore, Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe OSCE.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved