KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI
Facebook  Twitter

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

Kerkese per oferte

Prej: 06-11-2017Deri: 13-11-2017Ora: 17:00
Lokali: PrishtineVendi:   

Dizajnimi dhe zhvillimi i hulumtimit për matjen e opinionit publik në Kosovë

 

“Sjelljet dhe qëndrimet e votuesve të rinj”

 

Data e shpalljes: 6 nëntor, 2017

 

 

a)    Përshkrimi

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për zhvillimin e hulumtimit për matjen e opinionit publik në Kosovë sipas specifikave të paraqitura në këtë kërkesë.

 

Në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinj që të marrin vendime duke qenë të informuar dhe përkrahja e tyre për t’i mbajtur politikanët llogaridhënës”, është paraparë edhe matja e opinionit publik në mesin e të rinjve për të kuptuar sjelljet e votuesve. Këto hulumtime të opinionit publik do të shërbejnë për të kuptuar arsyet parapa të cilave të rinjtë vendosin për pjesëmarrje në zgjedhje, anëtarësim në subjekte politike, votim për kandidat dhe subjekte të caktuara politike, çështjet të cilat i shohin më me interes për të adresuar nga politika.

 

Sondazhi parashihet të zhvillohet vetëm një herë gjatë periudhës nëntor - dhjetor 2017, dhe do të përmbajë deri në 50 pyetje. Pyetjet do të zhvillohen nga KDI në bashkëpunim me kompaninë kontraktuese, ndërsa anketimi dhe dorëzimi i rezultateve do të bëhet nga kompania e përzgjedhur.

 

b)    Metodologjia

 

Ofertuesi duhet të bashkëpunojë ngushtë me KDI përgjatë gjithë fazave të sondazhit. Ofertuesi duhet të përshkruajë procedurat e tyre për të siguruar integritetin e të dhënave të sondazheve dhe të dorëzojë rezultatet e matjeve sipas afateve të kërkuara.

Dizajnimi i hulumtimit:

1.     Dizajnimi i mostrës prej 1,200 të anketuarve të moshës 17 – 21 vjeç në 38 komunat e Kosovës:  Mostra duhet të jetë përfaqësuese në nivel nacional për grupin e synuar të popullatës dhe të ofroj margjinë të gabimit prej ± 2.74 në interval të besueshmërisë prej 95%. Mostra duhet të siguroj që të anketuarit përfaqësojnë popullatën 17 – 21 vjeç në bazë të karakteristikave demografike si  gjinia, mosha, etnia, vendbanimi, komuna, të hyrat, etj.

a.     Në mënyrë që  të sigurohet që në mostër janë të përfshirë një numër i konsiderueshëm i grupeve të ndryshme të popullatës, kërkohet që  të krijohen tri nën-mostra: një për grupin etnik Shqiptar, një për grupin etnik Serb dhe një për grupet tjera pakicë. Për secilin nga këto tri nën-grupe duhet të shpërndahet numër i konsiderueshëm i intervistave në mënyrë që rezultatet e anketës nga secili nën-grup të ofrojnë statistika të besueshme.

2.     Dizajnimi i instrumentit të hulumtimit: Ofertuesi duhet të tregoj procesin e draftimit të instrumentit që do të përdoret për nxjerrjen e informatave të nevojshme në përputhje me objektivat e hulumtimit.

Metodologjia e punës:

1)     Zgjedhja dhe trajnimi i anketuesve: Kompania e kontraktuar është përgjegjëse për të angazhuar anketues me eksperiencë në realizim të anketave me të rinj dhe më pas të trajnoj ata rreth qëllimeve të hulumtimit, t’i familjarizoj ata me pyetësorin, mostrën dhe specifikat tjera teknike të terrenit.

2)     Administrimi i pyetësorit në terren: Para daljes në terren, pyetësori duhet të pilot-testohet nga kompania e kontraktuar. Anketat në terren duhet të administrohen përmes teknikës CAPI (computer-assisted personal interviews). Ofertuesi duhet të specifikoj softuerin që aplikon për administrim të anketave me tablet PC-ve.

3)     Përzgjedhja e të anketuarve (respondentëve): Metodologjia e përzgjedhjes së shtëpive dhe kandidatëve për anketë brenda shtëpive duhet të sqarohet në detaje në propozimin teknik.

4)     Kontrolla e kualitetit: Garantimi i mbledhjes të të dhënave në kohë, në mënyrë të saktë dhe të besueshme duhet të jetë prioritet në zbatimin e këtij hulumtimi. Ofertuesit duhet të sqarojnë procesin e kontrollit të kualitetit të të dhënave që vijnë nga terreni. Kompania e kontraktuar do të jetë përgjegjëse për të mbledhur koordinatat e lokacioneve ku anketat realizohen përmes tablet PC-ve.

5)     Përpunimi dhe pastrimi i të dhënave: Ofertuesi duhet të jep shpjegime rreth procesit të përpunimit të të dhënave, pastrimit dhe kodimit të pyetjeve të hapura në databazë.

Analiza:

1)     Analiza e të dhënave: Kërkohet nga ofertuesi të specifikoj analizën statistikore që do të zbatoj për të adresuar objektivat e këtij hulumtimi. Ofertuesi duhet të tregoj se si të dhënat do të prezantohet, çfarë teste statistikore do të përdoren dhe si do të realizohet analiza.

Ofertuesi duhet të realizojnë edhe një fokus grup me grupet e synuara të interesit. Oferta për këtë shërbim duhet të jetë e specifikuar. Përzgjedhja e këtij shërbimi nga ana e KDI-së është opsionale.

 

c)    Përgjegjësitë e kontraktorit

 

Kontraktori do të jetë i përfshirë në të gjitha fazat e hulumtimit, nga strukturimi i hulumtimit, mostrës, instrumenteve, deri te mbledhja e të dhënave, analiza dhe raportimi i tyre.

Përgjegjësitë:

a.     Në bashkëpunim me KDI të përcaktoj pyetjet bazuar në objektivat e hulumtimit

b.    Të dizajnoj mostrën prej 1,200 të rinjve të moshave 17 – 21 vjeç

c.     Të pilot-teston instrumentin për t’a finalizuar atë

d.    Të angazhoj dhe trajnoj anketuesit për mbledhje të të dhënave

e.     Të realizoj mbledhjen e të dhënave përmes teknikës CAPI (computer-assisted personal interviews)

f.     Të realizoj kontrollin e kualitetit të të dhënave të mbledhura nga terreni

g.    Të bëjë përpunimin e të dhënave, pastrimin dhe kodimin e tyre

h.     Të realizoj analizën statistikore të të dhënave

 

 

 

d)    Kushtet dhe dokumentet e kërkuara

 

Ofertuesit obligohen të paraqesin ofertën e tyre teknike dhe financiare sipas kërkesës së KDI.

 

Oferta teknike duhet të përbëhet nga tri pjesë:

  1. Dizajnimi i hulumtimit
  2. Metodologjia e punës
  3. Analiza dhe raportimi

 

Oferta financiare duhet të përmbajë çmimin për matje të opinionit publik si dhe çmimin për fokus grup. Ofertuesit duhet të ofertojnë me çmime me TVSH.

 

Dokumentet shtesë që duhet të dorëzohen nga ofertuesi përfshijnë:

 

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit.
  2. Certifikatën e numrit fiskal / TVSH-së.
  3. Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara

 

 

e)    Vlerësimi i ofertave

 

Në mënyrë që të sigurohet vlera më e mirë për paranë, të gjitha ofertat do të vlerësohen në dy faza sipas kritereve të përcaktuara më poshtë:

 

Faza e parë: Vlerësimi Teknik                                                    Faza e dytë: Vlerësimi financiar

Metodologjia:                                        30%                              çmimi më i ulët: 100%

Përvoja përkatëse dhe besueshmëria:    40%

Koha e nevojshme për realizim:              30%                                                     

 

Oferta teknike vlerësohet me 60%, ndërsa oferta financiare vlerësohet me 40% të aktivitetit të përgjithshëm të prokurimit. KDI rezervon të drejtën për të negociuar më tej me ndonjë ose të gjithë ofertuesit për çmimin, aspektet teknike ose termat dhe kushtet e kontratës.

 

f)    Afati i aplikimit

 

Afati i fundit për të dorëzuar ofertat është e Hënë, 13 nëntor 2017, ora 16:30. Ofertat mund të dorëzohen në formë elektronike në info@kdi-kosova.org apo të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrat e KDI-së, rr. Bajram Kelmendi, 45, 10 000, Prishtinë. Ofertat e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen.

 

Për informata më të hollësishme ju lutem kontaktoni në email adresën: info@kdi-kosova.org dhe +381 (0) 38 248 038.

LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved