KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

26-10-2016 - Prishtinë

Publikohet raporti Pritja për drejtësi

Facebook  Twitter

 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e Transparency Internacional në Kosovë, sot ka publikuar studimin më të  ri “Pritja për drejtësi” i cili rithekson nevojën për kushte më të mira në gjyqësi dhe të angazhojë më shumë juristë për të zvogëluar numrin e lëndëve në gjykata. Raporti u diskutua në tryezën ku merrnin pjesë përfaqësues të gjykatave, prokurorisë, shoqërisë civile, etj.

 

KDI ofron këshilla ligjore për dëshmitarë, viktima dhe sinjalizues të korrupsionit, i cili shërbim gjatë gjithë vitit ka pranuar raporte të ndryshme nga qytetarët në lidhje me sistemin e drejtësisë në vend, e në veçanti me kohën që ata duhet të presin derisa çështja e tyre të merr epilog përfundimtar para organeve të drejtësisë.

 

Rastet që janë raportuar në KDI tregojnë që në gjykata vazhdon të mbetet një numër shumë i madh i lëndëve të vjetra e të pazgjidhura, madje edhe nga viti 1999. Nëse një palë, qoftë në procedurë civile, penale, administrative apo ekonomike nuk e merr drejtësinë në kohë të arsyeshme, atëherë detyrohet t’i drejtohet mënyrave të tjera zgjidhjes së çështjeve të tyre.

 

“Mënyrat e tjera nënkuptojnë rrugët joligjore si mitdhënia dhe favorizimi, që në vete përbëjnë korrupsion”, potencoi Florent Spahija këshilltar ligjor në KDI.

 

E gjetura tjetër nga raporti është kostoja ekonomike që u shkaktohet palëve por edhe vet shtetit nga vazhdimi i pa fund i gjykimeve për çështjen e njëjtë. Palët në këto raste dalin dy herë të dëmtuara, njëherë si taksapagues pastaj edhe si palë në procedurë.  

 

Visar Sutaj nga KDI theksoi që të gjeturat janë bazuar në hulumtimin e realizuar nga KDI dhe analizimin e statistikave të KGjK-së në lidhje me menaxhimin e lëndëve nga sistemi i drejtësisë. Tutje i njëjti shtoi se “sistemit të drejtësisë i duhen më shumë këshilltarë ligjorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë në mënyrë që të zvogëlohet numri i lëndëve dhe që  qytetarët të marrin drejtësinë”.

 

Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Agim Maliqi tha se për shumë rekomandime që janë ngritur në raport kanë filluar aktivitete konkrete, është rritur numri i gjykatësve në gjykata themelore për të trajtuar lëndët e natyrave korruptive, ndërsa parashihet edhe trajnimi i tyre. Sa i përket llogaridhënies ai potencoi se ka gjëra që duhet përmirësuar, ndërsa theksoi se ligji  i ri parasheh masa ndëshkuese më ashpra, psh gjyqtarët tani mund të shkarkohen për shkak të mosperformancës.

 

Arton Demhasaj, drejtori i organizatës Çohu tha që dënimi me kusht për lëndët e korrupsionit është nxitje e korrupsionit, ndërsa masat ndëshkuese për lëndët e korrupsionit është e ulët dhe shqetësuese oër parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai poashtu vuri theksin te parashkrimi i lëndëve, si problem kryesor që vazhdon t’a përcjellë punën e gjykatave.

 

Shërbimin për Këshilla Ligjore për viktima dhe sinjalizues të korrupsionit në KDI përveç mundësisë për të takuar direkt zyrtarin ligjor në zyrën e saj, ka edhe linjën telefonike pa pagesë 0800 77 777, ku qytetarët mund të raportojnë raste korrupsioni, qofshin si dëshmitarë apo viktima të këtyre rasteve. Gjithashtu formë tjetër e raportimit është edhe adresa elektronike info@kdi-kosova.org.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved