KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI
Facebook  Twitter

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

Konkurs Hulumtues- Asistent Projekti

Prej: 25-07-2017Deri: 01-08-2017Ora: 16:00
Lokali: Vendi: Prishtine  

KONKURS PËR PUNË

KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile me synimin për të ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike.

Në kuadër të projektit për fuqizimin e mbikëqyrjes së Kuvendit të Kosovës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, financuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, KDI kërkon të punësojë një Asistent Projekti/Hulumtues me orar të plotë për t’u angazhuar në implementimin e këtij projekti. Kohëzgjatja e kontratës është nga 7 Gusht 2017 deri 31 Janar 2018 (6 muaj), me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

·         Punon ngushtë me Menaxherin e Projektit në  implementimin e projektit dhe realizimin e objektivave të parapara.

·         Punon ngushtë me deputetët dhe komisionet e Kuvendit të Kosovës dhe ofron asistencë të rregullt në organizimin e dëgjimeve publike, vizitave në terren në 7 regjione të Kosovës, tryezave dhe, takimeve me qytetarë.

·         Hulumton dhe analizon marrëveshjet e dala nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe përgatit raporte që ndërlidhen me këto marrëveshje

·         Monitoron seancat e Kuvendit dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për të përcjellur angazhimin e deputetëve në raport me mbikëqyrjen efektive të temave të dialogut

·         Përgatit raporte për publikun për të pasqyruar punën e Kuvendit përkitazi me çështjet e dialogut dhe adreson rekomandime specifike konform të gjeturave

·         Rifreskon vazhdimisht platformen votaime.org me te dhënat nga monitorimi dhe ndihmon në sigurimin e përgjigjeve të deputetëve për qytetarët të parashtruara në platformë;

·         Punon ngushtë me Menaxherin e projektit për organizimin e fokus grupeve, tryezave, takimeve, konferencave për shtyp si dhe dhe në përgatitjen e sondazheve

·         Përfaqëson organizatën dhe projektin në takime, tryeza etj që lidhen me përgjegjësitë e projektit

·         Ndihmon në përgatitjen e kampanjave promovuese të projektit dhe të avokimit;

·         Kryen detyra tjera që caktohen nga Menaxheri i Projektit apo Drejtori Ekzekutiv

 

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:

·         Të ketë diplomë universitare në shkenca juridike, politike apo integrime europiane. Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar shkollimin e tyre master

·         Përvojë 3 vjeçare në përgatitjen e hulumtimeve, analizave dhe raporteve dhe aftësi të shkëlqyera në të shkruar (ofroni referenca të punimeve tuaja)

·         Përvojë 3 vjeçare në implementim të projekteve, me theks në sektorin joqeveritar

·         Njohuri të avansuar të sistemit qeverisës dhe legjislacionit që lidhet me punën e Kuvendit të Kosovës

·         Njohuri të avansuara me çështjet që ndërlidhen me procesin e dialogut Kosovë-Serbi

·         Aftësi të shkëlqyera logjistike, organizative, të komunikimit dhe përfaqësimit

·         Gatishmëria për të punuar në terren në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale;

·         Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe të folur; Njohja e gjuhës Serbe është përparësi

 

Afati i fundit për aplikim është: 1 Gusht 2017 deri në ora 17:00.

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën info@kdi-kosova.org

 

 

***Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë. 

LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved