KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

13-09-2016 - Prizren

Shfaqet dokumentari Faji i Korrupsionit

Facebook  Twitter

Në ambientet e KinoKlub në Prizren, më 13 shtator, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me DokuFestin kanë lansuar dokumentarin “Faji i Korrupsionit” si pjesë e projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Shfaqja e filmit u bë në mesin e nxënësve të shkollave të mesme të Prizrenit.

Shfaqja e dokumentarit u përcoll me sesion diskutimi, ku anëtarët e panelit – Alessandra Roccasalvo nga UNDP, Edis Agani nga BE, Hajrulla Çeku nga Ec Ma Ndryshe dhe Ismet Kryeziu nga KDI shkëmbyen vlerësimin e tyre kritik mbi përmbajten e dokumentarit. Si vlerësim i përgjithshëm doli që korrupsioni fillon në familje e shoqëri, e që faji kryesor duhet t’i vihet institucioneve për mungesën e integritetit dhe vullnetit për ta luftuar atë. Pas fjalimeve të panelistëve, nxënësit në audiencë ndanë përvojat e tyre personale të ballafaqimit me rastet e korrupsionit në arsim dhe ndikimin e tij negativ në perspektivën e shkollimit dhe punësimit.

Në përfundim të diskutimit, u përçua mesazhi kryesor që pavarësisht sistemit të dobët institucional, qytetarët përfshirë nxënësit/et duhet të jenë sa më proaktive dhe të zëshëm që të ushtrojnë presion dhe ndikim në rritjen e integritetit të institucioneve dhe avansimin e mirëqenies shoqërore në Kosovë.

Gjatë vitit, dokumentari do të vazhdojë të shfaqet me audienca dhe mediume të ndryshme.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved