KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

01-09-2016 - Prishtinë

Votimi dhe protestat për demarkacionin, konform vlerave të demokracisë

Facebook  Twitter

KDI pret që seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës, ku parashihet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në frymën e një debati të hapur dhe konstruktiv duke respektuar faktet e paraqitura dhe pikëpamjet e ndryshme politike.

Pavarësisht epilogut, marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk duhet të prolongohet më tej, por duhet t’i nënshtrohet procesit të votimit për t’i hapur rrugë zhbllokimit të jetës politike e institucionale.

Deputetët si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve, sot më shumë se të tjerët kanë përgjegjësinë që të marrin vendime për tema që kanë kaluar nëpërmjet polarizimeve të mëdha shoqërore, ndërsa vota e tyre të bazohet në vullnetin e tyre dhe të mos jetë e ndikuar nga presione apo shantazhe

Vendimet e dala nga vota e deputetëve, cilat do qofshin ato, duhet të jenë të pranueshme nga të gjitha institucionet, partitë politike dhe qytetarët të cilët përmes votës së tyre i kanë zgjedhur ata.

Në anën tjetër, protestat si një e drejtë qytetare duhet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa cenuar të drejtat e qytetarëve të tjerë dhe pa cenuar institucionet e shtetit, ndërsa autoritetet shtetërore duhet të garantojnë shprehjen e kësaj të drejte dhe të krijojnë kushte të mjaftueshme për të protestuar.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved