KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

09-08-2016 - Prishtinë

JO, kthimit të veprimeve joparlamentare!

Facebook  Twitter

Rikthimi i veprimeve jo parlamentare siç është hedhja e gazit lotsjellës për të ndërprerë punën e komisionit parlamentar, në këtë rast Komisionit për Punë të Jashtme, është cenim i demokracisë dhe jetës parlamentare.

U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që të ushtrojnë të drejtat e tyre parlamentare dhe të mos cenojnë të drejtën e asnjërit deputet për të ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është një marrëveshje e cila pasi ka kaluar nëpërmes kundërshtimeve dhe argumentimeve “pro dhe kundër”, duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë, qoftë për t’u ratifikuar apo dhe për t’u hedhur poshtë si marrëveshje e pavlefshme.  Procedimi i marrëveshjes me procedura të përshpejtuara është i panevojshëm, ndërsa deputetëve e komisioneve duhet t’u lihet kohë e mjaftueshme në dispozicion për të trajtuar me hollësi këtë marrëveshje.

Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës që vendos për marrëveshjen, dhe asnjëri deputet ose grup politik nuk ka të drejtë të pengojë vullnetin e asnjërit nga deputet tjerë për të votuar pro apo kundër kësaj marrëveshje.

 

Përdorimi i veprimeve jo parlamentare dhe ashpërsimi situatës politike mund të prodhojë dhunë dhe të provokojë tensione të reja. Prandaj ne bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe veprimet e tyre të jenë komfor rendit juridik dhe kushtetues, në bazë të cilit dhe janë zgjedhur.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved