KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

01-08-2016 - Prishtinë

Prokuroria të dëshmojë integritet duke vepruar karshi përmbajtjes së përgjimeve telefonike të zyrtarëve të lartë shtetëror

Facebook  Twitter

Pas publikimit të dosjes së përgjimeve telefonike nga Insajderi, KDI i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për hetimin dhe gjetjen e provave tjera në lidhje me rastet që përmenden nga bisedat e përgjuara, e për ata që gjenden prova të përgjigjen para ligjit.

Në dosjen e re të publikuar nga gazeta online Insajderi janë publikuar përgjime telefonike të zyrtarëve të lartë shtetëror ku bëhen të ditura marrëveshjet e tyre për çështje nga më të zakonshmet deri te ato që mund të konsiderohen ndërhyrje në integritetin e drejtësisë apo cenim të pavarësisë së institucioneve të pavarura. Në këto përgjime dëgjohen biseda edhe për punësim të njerëzve partiak brenda institucioneve të vendit dhe përpjekjet për të anashkaluar procedurat e rekrutimit.

Problematike mbetet neglizhenca e prokurorëve kur vije te hetimi i mëtutjeshëm i këtyre njerëzve të pushtetshëm. Pas publikimit të këtyre materialeve asnjë nga prokurorët vendor nuk ka reaguar në marrjen e masave në lidhje me personat e implikuar. Nga copëzat e bisedave të tansmetuara dallohen qartë se ka element të veprave penale të kryera nga këta zyrtar shtetëror.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) si degë e Transparency International, beson në një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved