KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

02-08-2016 - Prishtinë

KDI fton deputetët e Kuvendit për bashkëpunim dhe komunikim me qytetarët për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi

Facebook  Twitter

119 letra të personalizuara u janë dorëzuar 119 deputëteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’I njoftuar dhe për t’I ftuar ata të bashkëpunojnë në projektin e ri të cilin KDI ka filluar ta implementojë e që synon fuqizimin e mbikëqyrjes së Kuvendit ndaj Qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Projekti synon të bëjë më efektive mbikëqyrjen parlamentare dhe të përmirësojë komunikimin bilateral në mes Kuvendit dhe Qeverisë për të garantuar një proces më gjithpërfshirës dhe pjesëmarrës. Për më shumë synohet të rritet pjesëmarrja e qytetarëve dhe komunikimi publik rreth temave që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

KDI do të ofrojë ekspertizë, do të mbështesë, lehtësojë dhe organizojë dëgjime publike, hulumtime parlamentare, hulumtime të opinionit publik, takime e vizita në terren në mes të qytetarëve, deputëteve të të Kuvendit dhe përfaqësuesve të Qeverisë për të diskutuar temat, sfidat dhe marrëveshjet që dalin nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Gjithashtu Kuvendi do të përfitojë nga ekspertiza dhe përvoja e Parlamentit Zviceran në kuadër të synimeve të përcaktuara më lartë.

Projekti financohet nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, dhe do të implementohet gjatë 18 muajve të ardhshëm.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved