KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

11-05-2016 - Prizren

Kryetarët e komunave jo transparent në publikimin e vendimeve të tyre

Facebook  Twitter

Vendimmarrja e kryetarëve të komunave vazhdon të jetë jo transparente. Gjatë hartimit të bazës ligjore për transparencë në komuna në mënyrë absolute është përjashtuar transparenca e vendimmarrjes së kryetarëve të komunave si nga niveli qendror ashtu edhe nga ai lokal. Ky boshllëk ligjor ka bërë që kryetarët e komunave t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies për vendimet e tyre në raport me publikun.

Amandamentimet e fundit në Udhëzimin Administrativ për transparencë komunale 01/2015 nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) i hyrë në fuqi nga janari i vitit 2016, në mënyrë decidive obligojnë kryetarët e komunave që t’i publikojnë vendimet e tyre edhe në ueb faqen zyrtare të Komunave. 

Pavarësisht këtyre ndryshimeve të rëndësishme, 8 nga 11 kryetarët e komunave në të cilat KDI monitoron institucionet lokale (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Graçanicë, Deçan, Dragash dhe Mamushë) vazhdojnë të mos u përmbahen këtyre parimeve bazë të qeverisjes llogaridhënëse. Të përgjegjshëm në këtë drejtim janë treguar vetëm kryetarët e komunave të Prizrenit, Prishtinës dhe Rahovecit, të cilët kanë publikuar vendimet e tyre për periudhën janar – maj 2016. Megjithatë, duke marrë parasysh karakterin e vendimeve të kryetarëve të komunave të cilët kanë karakter administrativ dhe hynë në fuqi menjëherë, edhe kryetarët të cilët kanë filluar në publikimin e vendimeve kanë vonesa të konsiderueshme. 

Si të zgjedhur të drejtpërdrejtë nga qytetarët, kryetarët e komunave duhet të jenë shumë më të hapur dhe më llogaridhënës në bërjen publike të vendimeve të tyre. Artikulimi publik i këtyre vendimeve që prekin direkt jetën e qytetarëve, përveç që i kontribuon qeverisjes së mirë, ndihmon në promovimin e vetë punës së kryetarëve.

KDI kërkon nga Kryetarët e Komunave të bëjnë publike vendimet e tyre konform përgjegjësive me legjislacionin aktual. Për më tepër, kërkon nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) të ushtrojë autoritetin e saj drejt krerëve të komunave në përmbushjen e obligimeve ligjore, e me këtë publikimin e vendimeve të tyre në ueb faqet zyrtare. 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që nga janari i vitit 2016 ka filluar zbatimin e projektit në 11 komunat e Kosovës. Projekti ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale në nivel lokal me theks të veçantë rritjen e transparencës së shpenzimeve financiare të komunave dhe hapjen e këtyre të dhënave karshi publikut të gjerë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved