KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

13-07-2016 - Prishtinë

Tryezë për Agjendën Legjislative dhe punën e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016: Sfidat dhe efikasiteti?

Facebook  Twitter

Në prag të përmbylljes së punimeve të Kuvendit për sesionin pranveror, KDI mban tryezë për të diskutuar se: Si ndikon mungesa e agjendës legjislative dhe cili është efikasiteti i Kuvendit të Republikës së Kosovës në procesin ligjbërës gjatë sesionit pranveror? A duhet Kuvendi të shërbejë si “filter” apo “vulë në procesin e ligjbërjes?

Pjesëmarrësit e tryezës kryesisht nga shoqëria civile dhe dy kryesueset e Komisioneve parlamentare për Integrime Evropiane dhe Legjislacion, Njomza Emini dhe Albulena Haxhiu nxorrën në pah sfidat kryesore që kanë përcjellë Kuvendin dhe Komisionet në sesionin pranveror:

• Mungesa e Planit të Punës së Kuvendit, pavarësisht se një gjë e tillë është e obliguar me Rregulloren e Punës; 
• Miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar, rrjedhimisht kthimi i ligjeve të njejta për plotësime apo ndryshime; 
• Prezenca e mangët e Ministrive sponzorizuese të ligjeve në mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit;
• Joserioziteti i Komisioneve Parlamentare për monitorimin e zbatimit të ligjeve në fuqi.
• Etikë e mangët e deputëtëve për ta kryer punën e tyre në mënyrë profesionale, psh mosleximi i ligjeve

Pjesëmarrësit rekomanduan angazhimin e asistentëve/stafit mbështetës për komisionet, duke ditur që komisionet disponojnë më buxhetet e veta. Ata po ashtu rekomanduan që ky buxhet ekzistues, shpesh i pashpenzuar, të shfrytëzohet për hulumtime.

KDI falenderon dy panelistet e tryezës, deputetet Albulena Haxhiu dhe Njomza Emini për gatishmërinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile në dobi të përmirësimit të cilësisë së ligjeve dhe ngritjes së efikasitetit dhe kapaciteteve të Kuvendit.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved