KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

07-07-2016 - Prishtinë

ENEMO lanson uebfaqen e re

Facebook  Twitter

Rrjeti Evropian i Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve - ENEMO është i lumtur të ndajë me ju uebfaqen e re. Ky është rezultat i përpjekjeve për fuqizimin institucional të paraparë sipas planit strategjik të ENEMO-s për periudhën 2015-2020. Lansimi i uebfaqes së re së bashku me aktivitete të tjera për ndërtimin e kapaciteteve, janë mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).

Kjo uebfaqe përfaqëson më mirë rrjetin, organizatat e saj anëtare, kapacitetet dhe ekspertizën e organizatave anëtare, projektet që ENEMO ka në zbatim, duke shërbyer si një burim të vlefshëm për palët e interesuara, komunitetin e ekspertëve dhe publikun e gjerë.

Për më tepër, uenfaqja e re mund të shërbejë si një mjet për prezantimin e informacionit të ENEMO-së lidhur me ekspertët e brendshëm të saj, aktivitetet e organizatave anëtare, sistemet zgjedhore të vendeve anëtare, etj Pra, lansimi i kësaj uebfaqejemund të konsiderohet si një fillim i fillimeve të reja.

Instituti Demokratik i Kosovës, njëherësh organizata udhëheqëse e koalicionit për monitorimin të zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim është organizatë anëtare e ENEMO-s që nga shkurti 2015.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved