KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI
Facebook  Twitter

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

Konkurs per Videon me te mire

Prej: 24-02-2017Deri: 10-03-2017Ora: 08:00
Lokali: Vendi: Prishtina  

Nëse do të ishit kryetar/e i komunës suaj, cila do të ishte gjëja e parë që do të bënit?

Paraqitni idetë dhe vizionin tuaj përmes një video të shkurtër dhe aplikoni në Garën për videon më të mirë.

Pesë videot më të mira do të shpërblehen me 200 Euro.

Shih detajet e thirrjes për aplikim:

 

Gara për videon më të mirë “Jep llogari”

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me mbështetje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, ju fton të bëheni pjesë e “Garës për videon më të mirë” që zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i votueseve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”.

Videot e dërguara:

•          Duhet të përmbajnë mesazhe konkrete që promovojnë llogaridhënien

•          Duhet të përmbajnë zërin dhe pamjen e personit ose grupit që e dërgon

•          Duhet të jenë jo më të gjata se 15 sekonda

•          Nuk duhet të përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe denigruese

Afati për dorëzimin e videove tuaja është deri më: 10 mars 2017, ndërsa mosha e aplikantëve duhet të jetë 17-24 vjeç:

Videot mund t’i dërgoni në info@kdi-kosova.org ose si mesazh në faqen KDI-së në Facebook (Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova). Bashkë me videot ju lutem dërgoni edhe të dhënat si: Emri dhe Mbiemri, e-mail adresa, numri i telefonit, qyteti prej nga vini dhe universiteti ku studioni. Pa këto të dhëna, videoja juaj nuk do të kualifikohet.

 

Video mund të xhirohet me telefon, tablet etj.

 

Vlerësimi:

Pesë videot më të mira, do të shpërblehen me nga 200 EUR, ndërsa vlerësimi do të bëhet nga paneli vlerësues i KDI-së, bazuar në orgjinalitetitin, porosinë dhe vizuelitetin e videos së dërguar.


 

*Shuma prej 200 EUR është subjekt i tatimit në fitim.

LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved