KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

16-06-2016 - Prishtinë

Publikohet Udhëzuesi për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik

Facebook  Twitter

KDI në bashkëpunim me Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i korrupsionit në prokurimin publik”. Në këtë tryezë është prezantuar  Udhëzuesi i përgatitur nga KDI për gazetarë dhe OJQ për monitorimin e procedurave të prokurimit publik dhe identifikimin e rreziqeve të korrupsionit.

Ky Udhëzues është konceptuar si një mjet i përdorshëm dhe praktik për ngritjen e kapaciteteve për monitorim të prokurimit publik përmes ofrimit të një qasjeje siste­matike dhe të strukturuar të monitorimit.

Përmes udhëzimeve apo shembujve, lexuesit do të mund të iden­tifikojnë më lehtë shkeljet e ligjeve dhe standardeve të prokurimit. Për më tepër, Udhëzuesi nënvizon “flamujt e kuq” të cilët shërbejnë si indikatorë për veprat potenciale korruptive në prokurim.

Të gjeturat nga monitorimi mund të shërbejnë qoftë për të parandaluar korrupsionin - nëse një procedurë është në fazë fillestare, për të denoncuar raste - nëse korrupsioni ka ndodhur, për të avokuar për përmirësimin e procedurave të prokurimit dhe përfundi­misht për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve për shpenzimin e parasë publike.

Publikimi i këtij udhëzuesi është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved