KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

26-05-2016 - Gjilan

Tryezë për akcizën në produktet e duhanit

Facebook  Twitter

Sot në Gjilan, Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI-në) dhe MDA ka organizuar tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës. Në këtë tryezë po prezantohet hulumtimi parlamentar lidhur me këtë çështje, i përkrahur nga KDI dhe i përgatitur nga MDA.

Të pranishëm në këtë tryezë janë Deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, numër shumë i madh i kultivuesve dhe prodhuesve të duhanit, përfaqësues të bizneseve si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Drejtori I fabrikës Premium Tobacco shfrytëzoi këtë tryezë për t’u kumtuar fermerëve dhe prodhuesve të duhanit se fabrika është e gatshme të blejë të gjithë prodhimin e fermerëve me një marrëveshje paraprake.

Ministria e Bujqësisë është në favor të heqjes së akcizës për prodhuesit vendor

Fermerët kërkojnë heqjen e akcizës në lëndë të parë (skur edhe Ministria), por kërkohet mbajtja e akcizës për importin e duhanit në përgjithësi

Kjo tryezë po vlerësohet lartë nga të pranishmit, të cilët falënderuan KDI-në per iniciativën.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved