KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI
Facebook  Twitter

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

Konkurs për punë: Hulumtues/Zyrtar i Projektit

Prej: 04-10-2016Deri: 10-10-2016Ora: 12:00
Lokali: PrishtineVendi:   

KONKURS

KDI kërkon të punësojë një Hulumtues/Zyrtar të projektit për të ndihmuar në zbatimin e projekteve që ndërlidhen me monitorimin e Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e votuesve të rinj për t’i mbajtur politikanët llogaridhënës. Pozita është me orar të plotë për periudhë prej gjashtë muajve me mundësi të vazhdimit. Hulumtuesi/Zyrtari i projektit do të punojë nën mbikëqyrjen e Menaxherit të projektit dhe të Drejtorit ekzekutiv të organizatës. Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, por kërkon angazhim dhe punë në terren.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

·         Monitoron punën e Kuvendit, duke përfshirë mbledhjet e komisioneve, seancave, dhe takimeve tjera të parapara në kuadër të projektit;

·         Harton raporte përmbledhëse dhe analitike;

·         Rifreskon vazhdimisht platformën votaime.org me të dhënat nga monitorimi;

·         Organizon konferenca për media dhe tryeza diskutimi;

·         Organizon debate ndërmjet të rinjve dhe politikanëve në komuna;

·         Përgatit kampanja promovuese të projektit dhe të avokimit;

·         Ndihmon në organizimin e trajnimeve për të rinj dhe në procedurat për rekrutimin e tyre;

·         Asiston trajnerët në përgatitjen e moduleve të trajnimit dhe mbajtjen e ligjëratave;

·         Lehtëson komunikimin ndërmjet të rinjve dhe politikanëve;

·         Ndjek në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet pozitive dhe negative që ndodhin në kuadër të Kuvendit dhe proceseve zgjedhore;

·         Përgatitë raporte të rregullta të cilat vlerësojnë rezultatet e projektit dhe artikulojnë ndryshimet;

·         Kryen edhe detyra tjera të zyrës sipas udhëzimeve.

Përvoja dhe kualifikimet:

·         Njohuri të mira të legjislacionit zgjedhor në Kosovë dhe rajon;

·         Njohuri për mënyrën e funksionimit të partive politike në Kosovë;

·         Përvojë pune përkatëse prej 5 viteve, e preferuar në sektorin joqeveritar;

·         Të përfunduar studimet Master në shkenca shoqërore;

·         Përvojë me aktivitetet me të rinjtë;

·         Shkathtësi të mira analitike;

·         Gatishmëri për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale;

·         Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe të folur;

·         Njohuri të avansuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office;

 

Afati i fundit për aplikim është e hënë, 10 tetor 2016. Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në e-mail adresën info@kdi-kosova.org.  Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistë. KDI mbanë të drejtën e anulimit të konkursit në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk i përmbushë kriteret e kërkuara. 

LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved