KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

01-04-2016 - Prishtinë

Mostransparenca e Ministrisë së Shëndetësisë, kronike

Facebook  Twitter

Transparenca e Ministrisë së Shëndetësisë është minimale dhe nuk ka ndryshuar në vite sa i përket fushës së prokurimit. Dhe, ato gjetje mbi kontrata ku janë ofruar qasje tregojnë për buxhet shumë të kufizuar për të adresuar nevojat e pacientëve në Kosovë – u tha sot në një raport të ri të KDI-së.

Raporti analizon zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik, përmes ekzaminimit të kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizime me citostatik, material shpenzues dhe anti-infektiv, të cilat janë analizuar në faza të ndryshme. Pesë faza të prokurimit u analizuan për të ardhur deri tek gjetjet.

Diana Metushi-Krasniqi – autore e raportit tha se “analiza shpërfaqë mungesën e transparencës së këtij institucioni si një nga problemet kyçe. Deficiencat në transparencë Ministria në fjalë i arsyetoi me mungesën e kohës dhe kapaciteteve. Prandaj edhe titulli i raportit është “Virusi Transparentitis”.

Nga analiza e këtij raporti, konkludohet se brengat kryesore lidhur me prokurimin brenda MSH kanë të bëjnë me çmimin tejet të lartë të produkteve, krahas buxhetit të kësaj ministrie. Kostoja e shpenzimeve për kokë banori e Kosovës për vitin 2015 ishte 110.00 USD, që është më e ulëta në rajon. Kosova shpenzon pesë herë më pak se Shqipëria në shëndetësinë publike, shtatë herë më pak se Maqedonia, dhe nëntë herë më pak se Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia. Kjo rezulton me mos plotësim të nevojave.

Blerja e materialeve shpenzuese si gazat sterile, dorëza apo mantelet është përcjellë me pretendime të shumta për parregullsi. Cilësia e dobët e këtyre materialeve është rezultat i mos azhurnimit të Listës Esenciale të Barnave, e cila Listë nuk i specifikon kërkesat për kualitet. Kjo rezulton në blerjen e produkteve me kualitet të dobët.

Për të përmirësuar këtë situatë KDI ka ofruar edhe një numër të rekomandimeve, që kanë të bëjnë me adresimin e këtyre nevojave imediate si rifreskimi i Listës Esenciale të Barnave, përmirësimi i planifikimit të prokurimit, krijimi i një sistemi elektronik të regjistrimit dhe evidencës së pacientëve dhe evidentimit të konsumit; analizimi i produkteve nën patentë dhe aplikimi i procedurave të negocimit për blerjen e tyre; si dhe nevoja për analizë të tregut për të pasur pasqyrim të përafërt lidhur me ofertën që mund të kenë kompanitë për produkte të caktuara dhe për t’u mbrojtur nga fiksimi i çmimeve.

Ky hulumtim është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved