KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

14-11-2014 - Prishtinë

Transprometrin Komunal

Facebook  Twitter

Insituti Demokratik i Kosovës, me përkrahjen e KFOS, sot ka mbajtur tryezën të rrumbullakët përmes të cilës ka lansuar “Transprometrin Komunal”, një indeks i matjes së transparencës komunal të gjashtë komunave të Kosovës (Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Deçanit dhe Graçanicës). 

Ky indeks matë transparencë në katër fushat thelbësore të qeverisjes lokale: transparencës të Kuvendit Komunal, transparencës së Zyrës së Kryetarit, transparencës financiare dhe transparencës në konsultime me publikun. Prezantimi i të dhënave nga ky indeks u pasua me një panel diskutues për “Sfidat e Transparencës së Plotë.” Në panel folën Ministri i Pushtetit Lokal, Z. Slobodan Petrovic, nën-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Z. Dardan Sejdiu, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Znj. Mimoza Kusari Lila dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Znj. Valentina Bunjaku Rexhepi. 

Ministri Petrović premtoj bashkëpunim me komunat dhe shoqërinë civile për të avancuar transparencë në nivel komunal. Ndërsa nën-Kryetari i Prishtinës z. Sejdiu, edhe pse pranoj që Komuna e Prishtinës ka hapësirë për të përmirësuar performancën, ka mbajtur më së shumti takime me publikun dhe takime të drejtorëve komunal me publikun. Njëkohësisht, Znj. Kusari Lila dhe Znj. Bunjaku Rexhepi pranuan sugjerimet e KDI-së që ueb-faqet e komunës duhet të avancohen dhe se ministria e pushtetit lokal duhet t’iu lejojë më shumë fleksibilitet për menaxhim të ueb-faqeve të tyre. 

Megjithë faktin se asnjëra nga gjashtë komunat që janë testuar me këtë indeks të transparencës nuk të jetë plotësisht transparente, sipas këtij indeksi me 44 indikatorë matës më transparentja ka dalë Komuna e Gjakovës me 76.4% transparente, Komuna e Gjilanit me 66.7%, Komuna e Prishtinës me 58.3%, Komuna e Graçanicës me 46.0%, Komuna e Prizrenit me 37.1%, dhe Komuna e Deçanit me 27.4%. Duhet theksuar se ky vlerësim ishte për periudhën prill-shtator, 2014 dhe se katër komunat me performancë më të mirë, nga gjashtë komunat në vlerësim, kanë kryetarë me mandat të ri. 

Rekomandimet e KDI-së adresuar komunave të Kosovë për të ngritur nivelin e transparencës ishin që të bëjnë publike dokumentet në fazën e draftimit, bëjnë të qasshme plante ideore të projekteve kapitale, promovojnë linja telefonike gratis për qytetarët që të mund të shprehin lehtë kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e komunës, shfrytëzojnë më mirë bashkësitë lokale për të shpërndarë informatat publike në gjithë komunën, ngrisin kapacitet e zyrës për informim për përballim të kërkesave për informatë, dhe adaptojnë një sistem objektiv të matjes së transparencës komunale. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved