KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI
Facebook  Twitter

Konkurs për Vullnetar/Praktikant

Prej: 21-09-2016Deri: 28-09-2016Ora: 16:00
Lokali: Vendi:   

 Konkurs për Vullnetar-Praktikant për Rrjetet Sociale

Interneti dhe shfrytëzimi i mediave sociale po dëshmohen si mjet i fuqishëm në edukimin, informimin, rritjen e ndërgjegjësimit dhe komunikimit për zhvillimet shoqërore e politike. Në përpjekjet për t’u përshtatur kësaj tendence dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron teknologjia digjitale në komunikimin me qytetarë, KDI është në kërkim të një vullnetari-praktikanti për t’u angazhuar në menaxhimin e faqeve të KDI-së në rrjetet sociale.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara

·         Aftësi të dëshmuara të shkrimit dhe editimit,

·         Njohuri  të platformave të mediave sociale dhe teknologjisë së informimit;

·         Aftësi të mira të  komunikimit;

·         Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion kohor;

·         Të jetë i organizuar mirë dhe në gjendje për të përmbushur afatet;

·         Etikë të mirë të punës dhe konfidencialitet;

·         Të ketë interesim për aktivizëm qytetar, pjesëmarrje qytetare në vendim-marrje, temat e dialogut Kosovë-Serbi dhe temat kundërkorrupsion, praktikat dhe funksionimin e Kuvendit të Kosovës,  zgjedhjeve etj. 

 

Kush jemi Ne?

KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile me synimin për të ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike.

Pse vullnetar/praktikant në KDI?

Nëse studioni dhe keni pasion për shkrimin, komunikimin me publik dhe përdorimin e  mediave sociale, angazhimi i juaj vullnetar në KDI do të jetë mundësi e mirë për të zhvilluar aftësitë e juaja, për të ndërtuar përvojën tuaj dhe për të rritur mundësitë tuaja që në një kohë të afërt të jeni të  gatshëm për të konkurruar në tregun e punës.

 

Çfarë do të përfitoni nga angazhimi  i juaj si vullnetar  në KDI?

·         Zhvilloni përvojë të vlefshme pune në fushën e komunikimit me publikun, editimin e  materialeve, shkrimin e artikujve, strategji të promovimit dhe përdorimit të rrjeteve sociale, duke mirëmbajtur dhe përmirësuar përmbajtjen e uebfaqes, platformës  vota ime dhe llogarive të organizatës në mediat sociale

·         Avansoni aftësitë e juaja në marrëdhëniet me publikun përmes draftimit të komunikatave për shtyp dhe qasjes kërkimore e bashkëpunuese me media e gazetarë për të promovuar punën e KDI-së  dhe vlerat e saj

·         Do të përmirësoni aftësitë e juaja në shkrim dhe editim

·         Do të përmirësoni njohuritë tuaja për pjesëmarrjes qytetare, dialogut Kosovë-Serbi, praktikave dhe funksionimit të Kuvendit të Kosovës, luftës kundër korrupsionit, zgjedhjeve etj

·         KDI do të paguajë komfor politikave të organizatës dhe legjislacionit i cili rregullon angazhimin e vullnetarëve/praktikantëve.

Të gjitha aktivitetet janë të ndryshueshme dhe të varura nga nevojat e projektit dhe organizatës. Ju do të keni mbështetjen  nga koordinatori i programeve dhe menaxheret e projekteve gjatë praktikës tuaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivimi dhe CV-në e plotë në adresën elektronike info@kdi-kosova.org. Afati i aplikimit është deri më 28 Shtator, 2016, ora 17:00.

***Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë.

LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (3)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved