KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

16-03-2016 - Prishtinë

Nga dëgjimi publik mbi Projektligjin për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë: Kërkohet përkujdesje shëndetësore dhe s

Facebook  Twitter

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriur, Persona të pagjetur, Barazi Gjinore dhe Peticione, në bashkëpunim me KDI-në dhe Handikosin, më datë 16.03.2016, organizuan dëgjimin publik mbi projektiligjin për statusin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Gjatë këtij diskutimi u prezentuan edhe të gjeturat e hulumtimit me temë të njejtë, të realizuar nga Handikos-i.

Pjesëmarrës në këtë dëgjim publik ishin anëtarë të Komisionit Parlamentar Drejtat e Njeriur, Perona të pagjetur, Barazi Gjinore dhe Peticione, si dhe përfaqësues të Komisionit paralemntar për Shëndetësi, përfaqësues nga KMDLNJ-ja, përfaqësues nga Komuniteti i të Shurdhërve, përfaqësues nga Shoqata e të Verbërve, Handikos Ferizaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga Drejtoria për Hulutmime e Kuvendit, organizata “Save the Children”, përfaqësues nga Ministria e Financave, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues nga OSBE-ja, përfaqësues nga Instiutcioni i Avokatit të Popullit si dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit.

 

Hulumtimi, ndër të tjera, paraqiti shkurtimit edhe përmbajtjen e projekligjit, duke spikatuar mangësitë e tij, duke filluar nga terminologjia e gabuar që përdoret në këtë projektligj si shembulli i “pensionit i paaftësisë”. Tutje, u sqarua terminologjia, “paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Të gjetuar e këtij hulumtimi dëshmuan se mbetet edhe shumë për tu bërë në askeptin  mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit social të përsonave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. U përmend nevoja e zgjerimit të kompetencave dhe rritja e kapaciteve të komunave për të ofruar shërbimet e lartëcekura. U potencua nevoja për paisje ndihmëse si dhe nevoja e ofrimit të rehabilimit social dhe fizik për këtë kategori të shoqë shoqërisë. U përmend se në shtetet e rajonit pushteti lokal është dukshëm më i angazhuar në ofrimin e shërbimeve, në krahasim me atë qendror.

 

Çështjet të tjera të cilat u ngirtën nga pjesëmarrësit në dëgjim publik (disa prej tyre nga vetë personat e me aftësi të kufizuar) ishin; mungesa e kujdestarëve të mjaftueshëm për të ofruar përkujdejsje dhe përcjellje të kësaj kateogrie të shoqërisë, çështja e mungesës së pjerrinave dhe e karrocave elektrike, pensionet e vogla që nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat elementare, kushti i panevojshëm dhe i pavend për të noterizuar kontrata të cilit lidhin personat me aftësia të kufizuara, edhe pse ato lidhen para oganit të kujdestarisë.

 

Cështje tjera që u ngritën ishin edhe  çështja e trajtimit të joadekuat të personave me aftësi të kufizuara nga ana e Institucioneve Korrektuese, çështja e most - lirimit nga shpenzimet e të gjitha llojeve të transportit, mungesa e shërbimeve shëndetësorë të veçanta për personat me aftësi të kufizuara, për dallim nga shërbimet shëndetësore qe ofrohen në qendrat e mjekësisë familjare e që përfshinë vetëm sëmundjet organike dhe ato sistemike, duke lënë anash problemet tjera shëndetësore me të cilat ballafahet kjo kategori e shoqërisë, çështja e lirimit nga dogana e veturave që shërbejnë për këtë kategori, çështja e arsimit etj.

 

 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved