KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Misioni

Misioni i KDI është të mbështesë zhvillimin e demokracisë duke fuqizuar qytetarët dhe sektorin joqeveritar për të ndikuar në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare dhe përmirësimit të efikasitetit të këtyre institucioneve përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje



Vizioni

KDI synon të jetë një organizatë rajonale me ndikim në proceset politike përmes ofrimit të asistencës në procesin e demokratizimit.



Informata të përgjithshme

Emri legal: Instituti Demokratik i Kosovës 
Shkurtesa (ku është e aplikueshme): KDI
Data e themelimit: 14 prill, 2005
Statusi ligjor i regjistrimit: Shoqatë
Data dhe numri i regjistrimit: 14 prill 2005; 5110225-8



Profili i organizatës

Grupet të cilat më së shumti shërbehen nga organizata jonë janë:

  • Qytetarët;
  • Organizatat joqeveritare;
  • Rrjetet e OJQ-ve;
  • Mediat
  • Grupet formale dhe jo-formale të qytetarëve dhe të rinjve


Aktivitetet kryesore që ne i bëjmë për të përmbushur misionin tonë

  • Monitorimi i punës së autoriteteve lokale dhe qendrore;
  • Edukimi i votuesve dhe monitorimi i zgjedhjeve në nivel vendor dhe kombëtar.
  • Organizimi dhe zbatimi i fushatave avokuese në nivel qendror dhe komunal;
  • Sjellja e përmirësimeve të vazhdueshme (ligjore, administrative dhe institucionale)në luftë kundër korrupsionit si dhe rritja e kapacitetit të viktimave dhe dëshmitarëve të korrupsionit .
  • Ndërtimi i kapaciteteve të OJQ-ve, ofrimi i trajnimeve dhe ndihmës për OJQ-të, veçanërisht në monitorimin e qeverisë, monitorimin e zgjedhjeve dhe avokim;
  • Lehtësimi i dialogut ndërmjet zyrtarëve qeveritar dhe qytetarëve për të siguruar pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje.


LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (3)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved