KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare


Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre. Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

Institucionet e qeverisjes lokale dhe zyrtarët e zgjedhur, shpeshherë në pamjaftueshmëri të kapaciteteve dhe përvojës, nuk arrijnë të krijojnë dhe zbatojnë praktika e mekanizma efikas që mundësojnë komunikimin dykahor midis tyre dhe zgjedhësve, dhe si rezultat të prodhojnë politika e vendime që reflektojnë kontributin qytetar. Qytetarët, shpeshhere indiferent ndaj këtyre të drejtave dhe mekanizmave, mbesin në margjina të proceseve vendim-marrëse. Ndikimi në politikëbërje bëhet edhe më sfidues për votuesit e zonave rurale, në veçanti për gratë e pakicat kombëtare dhe kjo pashmangshmërisht e pengon zvillimin demokratik të vetëqeversijes lokale.

Programi i Qeverisjes Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare (QLPQ) është ideuar mbi këtë nevojë dhe ka për qëllim që të intervenojë për të plotësuar këtë vakuum, duke maksimalizuar potencialin e tij në edukimin  dhe  aktivizmin  qytetar për të ushtruar ndikim  në  politikat e qeverisë dhe për të siguruar një kontroll mbi qeverinë lokale.

QLPQ përmes monitorimit, avokimit, mobilizimit qytetar, hartimit të politikave publike alternative, ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve publik dhe OJQ-ve synon t’i hapë rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset politike dhe të bëjë që zëri i tyre të dëgjohet dhe përkthehet në vendime të dobishme për ta.

QLPQ do të vazhdojë të angazhohet për të lehtësuar dhe jetësuar dialogun konstruktiv midis  zgjedhësve dhe të zgjedhurve,  dhe për t’a shndërruar këtë komunikim në një kulturë të demokracisë pjesëmarrëse dhe një qeverisje lokale funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

AKTIVITETET E FUNDIT: Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

Orientimi i votës së qytetarëve kryesisht tek kandidatët burra ka përcjellë pothuaj secilin proces zgjedhor në Kosovë. Duke u thirrur n&e...

Më shumë

Përfaqësimi jo i barabartë i grave në proceset e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe politik ende vazhdon të jetë një ndër pengesat kr...

Më shumë

KDI mbetet e angazhuar në rritjen e kapaciteteve të Këshillave Lokal me qëllim të mobilizimit dhe sigurimit të pjesëmarrjes së qytetar&eu...

Më shumë

Këshillat Lokal mbeten një ndër mekanizmat kyç në mobilizimin e qytetarëve për të garantuar pjesëmarrjen dhe monitorimin e procese...

Më shumë

PUBLIKIMET E FUNDIT



Kosovo Justice Sector Integrity Scan...
Viti i publikimit:  2017

Analizë Gjinore...
Viti i publikimit:  2017

Publikimet tjera: (13)...



LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved