KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni


Praktikat e vazhdueshme korruptive në sektorin publik e privat në Kosovë dhe impotenca e sistemit funksional juridik për të luftuar këtë dukuri përbëjnë titujt kryesorë të raporteve dhe vlerësimeve vendore e ndërkombëtare tash e sa kohë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar praktikisht vazhdojnë të bashkëjetojnë në të gjitha nivelet e organizimit të shtetit dhe në përcepcionin publik, ndërsa luftohen me retorikë dhe integritet deficitar të subjekteve politike.

Përpjekjet për t’a parandaluar dhe luftuar korrupsionin në mënyrë efikase varen para se gjithash nga vullneti politik për të krijuar bazën ligjore dhe mekanizmat adekuat. Dispozitat ligjore ekzistuese nuk janë të mjaftueshme: shumë ligje ende mungojnë, të tjera kanë mangësi ndërsa institucionet që garantojnë sundimin e ligjit e në veçanti gjyqësori nuk disponon me kapacitete dhe resurse të mjaftueshme.

Duke u bazuar në parimet e shoqërisë demokratike dhe sundimit të ligjit, Programi për Transparencë dhe Kundër-korrupsion (TKK) synon të ndikojë në promovimin e një kulture kundër-korrupsion dhe në krijimin e një ambienti ku dominojnë institucionet me integritet të lartë, e të cilat do të jenë në gjendje të ndërmarrin masa efikase për çrrënjosjen e praktikave korruptive, si në organizatat publike ashtu edhe në ato private.

KDI  si anëtare zyrtare e lëvizjes globale kundër korrupsion, Transparency International, përmes programit të TKK, angazhohet për një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni. Ky angazhim gjatë 10 viteve të kaluara është realizuar përmes monitorimit, analizave dhe hulumtimeve kualitative, avokimit për ndryshim të ligjeve dhe praktikave të zbatimit të tyre, përkrahje të drejtpërdrejtë të viktimave të korrupsionit, shtytjes për hapje të pushtetit drejt transparencës  dhe bashkëpunimit me institucionet e ndjekjes. 

AKTIVITETET E FUNDIT: Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

Përmes një konference, sot KDI në partneritet me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor(CILC) ka shpalosur t&e...

Më shumë

Në Sheshin e Lidhjes në Prizren, sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, komuniteti i artistëve por edhe qytetarët e ...

Më shumë

Në kuadër të javës Kundër Korrupsion #bashkeendreqim, KDI sot në konferencën për media, ka prezantuar një analizë të shkur...

Më shumë

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2017’’, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) , ka shpalosur sot raportin “Punëto...

Më shumë

PUBLIKIMET E FUNDIT



Kosovo Justice Sector Integrity Scan...
Viti i publikimit:  2017

Analizë Gjinore...
Viti i publikimit:  2017

Publikimet tjera: (52)...



LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved