Vendimmarrësit në Rahovec të gatshëm të reflektojnë në avancimin e politikave sociale

Tryeza 17.07.2018

Me pjesëmarrjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Nënkryetarit të Komunës, anëtarë të ekzekutivit dhe kuvendit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Komunën e Rahovecit, sot është mbajtur tryeze “Politikat sociale në nivel lokal”.  Ky aktivitet ishte pjesë e vazhdimësisë së aktiviteteve avokuese tek komunat me qëllim të avancimit të politikave sociale në dhënien e subvencioneve dhe politikat e banimit social.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit z. Afrim Dina theksoi se “komuna e Rahovecit vazhdimisht do të angazhohet në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe zbatimin e politikave sociale”. Në anën tjetër, drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në komunën e Rahovecit duke falënderuar KDI-n për një hulumtim të till, tha se “gjitha rekomandimet në kuadër të kësaj analize do të inkorporohen në plane konkrete me theks në planifikimin e linjës buxhetore për programet e banimit social”.