Vendimmarrësit në Dragash të gatshëm për planifikime të caktuara buxhetore për politika sociale

Tryeza 06.08.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezë diskutimi me akterët vendimmarrës të komunës së Dragashit, me ç’rast janë shpalosur rekomandimet e analizës mbi politikat sociale në nivel lokal, ku të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, Nënkryetari i komunë për komunitete, anëtarë të kuvendit dhe ekzekutivit, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Në kuadër të kësaj tryeze, vendimmarrësit dhe akterët tjerë janë pajtuar me të gjeturat e analizës së KDI-së, të gjetura këto që komunën e Dragashit e rëndisin si komunë e cila nuk kishte fokus të zhvillimit të politikave sociale. Mungesa e subvencioneve për shërbimet sociale, mungesa e politikave të caktuara për banim social dhe cështje tjera të politikave të brendshme të karaterit rregullues e kanë përcjellë këtë komunë deri në vitin 2018.

Sipas diskutantëve, pa mundësia buxhetore e komunës së Dragashit nuk përbën shkak të mos iniccimit të hartimit të politikave sociale sic janë banimet sociale, por mungesa e interaktivitetit dhe bashkëpunimit me komunitetin dhe akterë tjerë, kanë reflektuar në anashkalim të nevojave konkrete sociale për komunën e Dragashit.

Gadishmëria e vendimmarrësëve në komunën e Dragashit për të reflektu në trë gjeturat si dhe planifikimet buxhetore për vitin 2019, paraqet një kthes pozitive në dizajnimin e politikave sociale në këtë komunë.