Vazhdojnë debatet për llogaridhënie, kaçanikasit kërkojnë bashkëpunim më të madh me deputetët

Takime 02.03.2019

OJQ FOJK me mbështetjen e KDI ka organizuar debat publik me qytetarët e #Kaçanikut, pjesë e të cilit ishte deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Lutfi Zharku si dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut z. Besim Ilazi.

Në kuadër të këtij debati, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile patën mundësi të bashkëbisedojnë me të zgjedhurit e tyre dhe të ngrisnin çështje me rëndësi për këtë komunë. Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe inkurajimin e angazhimit qytetarë në rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së të zgjedhurve.

Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” e financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF).