sq

Varrosja e Lepencit

Tryeza 10.03.2020

Sot, KDI publikoi tre raporte hulumtuese që shpërfaqin degradimin e ambientit nga investimet kapitale në Kosovë e që janë me interes publik. Këto studime në veçanti trajtojnë tre tema të rëndësishme si ajo e ndërtimit të hidrocentralit në Biti të Poshtme, ndotjen e lumenjve nga derdhja e ujërave të zeza dhe dëmtimin e pyjeve nga gurthyesi.

Bashkë me këto hulumtime u publikua edhe dokumentari “Varrosja e Lepencit” i cili shpërfaq shqetësimet dhe peripecitë e banorëve të fshatit Biti e Poshtme lidhur me futjen në gypa të lumit Lepenc për ndërtimin e Hidrocentralit në këtë pjesë. Gjithashtu, shpërfaq edhe lëshimet institucionale përgjatë gjithë procesit të dhënies së lejeve dhe trajtimit të shqetësimeve të këtij komuniteti. Për aq më shumë, dokumentari ngrit shqetësime rreth rrezikimit të projektit madhor hidro-ekonomik Ibër-Lepenci, nga i cili do të përfitonin rreth 550,000 banorë të Kosovës.

Banorët e Bitisë së Poshtme të cilët protestuan për mbi 5 vite rradhazi, për qëndrimin e tyre stoik u shpërblyen edhe me Çmimin për Demokraci 2019, të ndarë nga KCSF.

Dokumentarin “Varrosja e Lepencit” mund ta shikoni këtu.

 

Ky projekt u mbështet nga KFOS.

Photo credits: KCSF.