Trajnohen edhe 25 studentë për monitorim të punës së Kuvendit

Trajnime 26.04.2019

KDI ka mbajtur sot trajnimin e radhës për monitorim të punës së KuvenditKosovës me grupin e tretë prej 25 studentëve.

Monitoruesit e rinj po marrin të dhëna të detajuara mbi strukturën, përbërjen, funksionin dhe monitorimin e Kuvendit.

Po ashtu ata janë duke u trajnuar për mënyrën e futjes së të dhënave në platformën e KDI-së “Vota Ime”, plotësimin e formularëve për monitorim dhe raportim si dhe çështje të tjera praktike rreth monitorimit të punës së Kuvendit.

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit dy-vjeçar për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, financuar nga UNDEF. Përmes këtij projekti KDI do të angazhojë 100 studentë të shkencave sociale nga universitetet publike dhe private për të monitoruar punën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.