Të rinjtë nga shkollat profesionale aftësohen për mbrojtjen e drejtave të tyre të punës

24.10.2016

Edhe atëherë kur eventualisht mund të gjesh punë, realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtoreve në Kosovë mbetet një nga sfidat kryesore. Mungesa e organizmit të punëmarrësve dhe mos gatishmëria e institucioneve për të garantuar të drejtat elementare të punëtorëve mbesin arsyet kryesore në mohimin e të drejtave të punëmarrëseve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Të rinjtë, si promotor i ndryshimeve në shoqëri mund të luajnë rol të madh në ndryshimin edhe qasjen e deritanishme në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Për këtë qëllim, KDI në bashkëpunim me SHL-Kosova me datë 24.10.2016, në Rahovec kanë mbajtur punëtori me të rinjtë e shkollave profesionale që potencialisht mund të jenë pjesë e tregut të punës.

 

Punëtoria kishte për qëllim ofrimin e informacioneve bazike mbi sindikatat, formën e organizimit sindikal, rëndësia për të qenë pjesë e sindikatave si dhe mundësitë e mobilizimit të organizatave sindikale në mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe interesave ekonomike dhe sociale.