Të rinjtë e Gjakovës mësojnë si të raportohen shkeljet nga prokurimi publik

Trajnime 19.04.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)  ka mbajtur sot punëtorinë e radhës ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’, me studentë të Universitetit ’Fehmi Agani’’në Gjakovë.

Rreth 20 studentë të këtij universiteti u pajisën me certifikata pasi ndoqën këtë punëtori, gjatë së cilës diskutuan dhe mësuan mbi atë se si duhet kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike dhe për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike. Po ashtu edhe për mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Kjo punëtori zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.

KDI gjatë javëve në vazhdim do të zhvillojë punëtori edhe me studentë të universiteteve tjera publike në vend. Punëtoria e radhës do të mbahet në Mitrovicë.