Studentët e Pejës dhe Mitrovicës trajnohen mbi kërkimin e llogaridhënies në prokurim publik

Punëtori 14.05.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vazhduar të zhvillojë punëtoritë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’ edhe me studentë të universitetit publik të Pejës dhe Mitrovicës.

Në dy punëtori të ndara ku morën pjesë rreth 50 studentë, u diskutua mbi mënyrat se si duhet të kërkohet llogari për shfrytëzimin e parasë publike.

Studentët që ndoqën këtë program u pajisën me certifikata pasi që u informuan se si bëhet identifikimi i flamujve të kuq në kontratat publike si dhe për mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Këto punëtori zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.

KDI gjatë javëve në vazhdim do të zhvillojë punëtori edhe me studentë të universiteteve tjera publike në vend.