Shoqëria civile analizon dhe diskuton mbi agjendën legjislative 

Takime 22.03.2018

Me qëllim që të analizohet në mënyrë më përmbajtjesore agjenda legjislative dhe fushat në të cilat organizatat e shoqërisë civile mund të japin kontributin e tyre, KDI në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare të Kuvendit, në kuadër të projektit për “Përkrahje të Hulumtimeve Parlamentare në Kosovë”,
ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku është diskutuar lidhur me këtë agjendë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës së shpejti do të miratoj Programin e Punës për vitin 2018. Në këtë program janë përfshirë projektligjet të cilat parashihen të dërgohen nga Qeveria, projektligjet për të cilat Kuvendi synon të marrë iniciative ligjore, si dhe aktivitetet për të vlerësuar nivelin e zbatimit të ligjeve.
Aktualisht në procedurë parlamentare janë 52 projektligje, ndërsa deri më tani për këtë vit janë miratuar vetëm 4 ligje.