Sesion informues për databazën e hulumtimeve parlamentare

Takime 20.09.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot sesionin informues të radhës, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ligjërues universitar si dhe ekspertë individual të fushave e sektorëve të ndryshëm, lidhur me databazën për hulumtime parlamentare.

Gjatë këtij sesioni u prezantuan mundësitë e angazhimit të tyre për realizimin e hulumtimeve bazuar në kërkesat dhe nevojat e Kuvendit të Kosovës dhe u shpjeguan procedurat e regjistrimit në databazë: www.hulumtimeparlamentare.org

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit për përkrahje të hulumtimeve parlamentare në Kosovë, që mbështetet prej USAID. Qëllimi i këtij projekti është që përmes hulumtimeve parlamentare të rritet cilësia e ligjeve në vend.