sq - en

Qytetarët e Vitisë parashtrojnë kërkesa konkrete për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Takime 23.01.2020

Diskutimi i radhës mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit u zhvillua sot në komunën e Vitisë.

Në takimin e bashkëorganizuar nga KDI dhe Elita prezentë ishin deputetët: Fatmir Rexhepi (LDK) dhe Bajrush Xhemajli (PDK).

Gjatë diskutimit publik, deputetët pranuan një sërë kërkesash e rekomandimesh nga qytetarët, duke përfshi çështjet që lidhen me finalizimin e projektit të kyqjes së kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferri”, zhvillimi i sektorit të bujqësisë, inicimi i Ligjit për vullnetarizmin, rritja e investimeve në këtë komunë, ngritja e cilësisë në arsimin profesional etj.

Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.