Qytetarët e Graçanicës japin rekomandime për deputetët e Kuvendit

Takime 29.01.2020

Në kuadër të raundit të dytë të diskutimeve publike mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit, u zhvillua diskutim edhe në Graçanicë.

Në takimin e bashkëorganizuar nga KDI dhe CPT prezentë ishte deputeti Ljubinko Karadži? (LS) i cili është edhe përfaqësuesi i vetëm i zgjedhur nga kjo komunë në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë këtij diskutimi publik, qytetarët parashtruan një sërë kërkesash e rekomandimesh për deputetin e pranishëm dhe e njoftuan atë për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune për çka kërkuan zgjidhje nga niveli qendror. Ndër temat që u ngritën gjatë këtij bashkëbisedimi janë: përfshirja e të rinjve serb në çështjet politike dhe publike, përfaqësimi i interesave të qytetarëve serb nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend, çështja e punësimit të qytetarëve të komunitetit serb në institucionet publike etj.