Qytetarët e Deçanit presin që kjo legjislaturë të adresojë shumë probleme të këtij rajoni

Takime 21.01.2020

Në kuadër të raundit të dytë të diskutimeve publike mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit u zhvillua diskutim edhe në komunën e Deçanit.

Në takimin e bashkëorganizuar nga #KDI dhe #SHIP prezentë ishin deputetët: Fatmire Mulhaxha – Kollçaku (LVV) dhe Shkumbin Demaliaj (AAK).

Ata pranuan një sërë kërkesash e rekomandimesh nga qytetarët, duke përfshi çështjet që lidhen me rritjen e pagës minimale në sektorin privat, reformën zgjedhore me theks të veçantë mundësinë e ndarjes në zona zgjedhore, problemet në sektorin e shëndetësisë dhe ikjen e mjekëve specialist nga vendi, mbrojtjen e ambientit, shtimin e numrit të inspektorëve të punës etj.

Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.