Prezantohet hulumtimi parlamentar për parandalimin e konfliktit të interesit në dëgjimin publik mbi këtë temë

Tryeza 28.03.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kanë mbajtur sot dëgjim publik për të shqyrtuar Projektligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Në këtë dëgjim publik është prezantuar edhe hulumtimi parlamentar i realizuar nga KDI, ku janë krahasuar praktikat e vendeve të rajonit dhe BE-së, për parandalimin e konfliktit të interesit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit për “Përkrahje të Hulumtimeve Parlamentare në Kosovë”, mbështetur nga USAID