Përmes fokusgrupit përmirësohen indikatorët e Indeksit të Prokurimit Publik

Takime 15.03.2018

Instituti Demokratik i Kosovës, ka mbajtur sot një fokusgrup, me qëllim të diskutimit me shoqërinë civile, institucionet dhe partnerët e tjerë, rreth përmirësimit dhe validimit të indikatorëve të Indeksit të Prokurimit Publik për vitin 2018.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Promovimi i Komunave Transparente dhe të Përgjegjshme të Kosovës përmes Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik për Komunat” të mbështetur nga USAID TEAM.