Nis trajnimi treditor për monitorim të prokurimit publik

Punëtori 18.09.2018

Në vazhdim të trajnimeve mbi “Buxhetin dhe Auditimin”, anëtarë të konsorciumit të OJQ-ve për monitorim të prokurimit publik në nivel lokal po ndjekin seancën e rradhës, tre ditore, të trajnimit për “Prokurimin Publik”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre hulumtuese dhe monitoruese në menaxhimin e parasë publike nga komunat.

Ky trajnim është në kuadër të projektit “Fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe qytetarëve në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale” të mbështetur nga USAID TEAM.