Nis fotogara “Faji i Korrupsionit”

Njoftime 05.11.2019

Pjesëmarrja në këtë garë është e thjeshtë:
Mjafton të dërgoni fotografi që ilustrojnë pasojat dhe efektet që sjell korrupsioni (p.sh. pabarazinë shoqërore, varfërinë, humbjen e resurseve publike, mungesën e investimeve publike etj.), në adresën elektronike: [email protected].

Të njëjtën shpërndajeni në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Instagram, duke përdorur #fajikorrupsionit

Të gjitha materialet e dërguara sipas kushteve të përgjithshme, do të vlerësohen nga juria profesionale, kurse punimet më të mira do të prezantohen në ekspozitën që do të organizohet me rastin e ndarjes së çmimeve për fituesit e kësaj gare.

 

Kushtet e përgjithshme të aplikimit

Bashkë me fotografinë, aplikuesit duhet të dërgojnë edhe të dhënat personale si:

Emri, mbiemri, e-mail adresa, dhe numri i telefonit.

Aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.

 

Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte për aplikim:

 

  • Fotografitë duhet të jenë të realizuara ekskluzivisht për këtë garë (nuk mund të shfrytëzohen fotografitë që kanë qenë pjesë e ndonjë gare të mëhershme);
  • Çdo garues duhet të garantoj se fotografitë janë bërë me miratim të protagonistëve pasi t’u jetë garantuar se nuk shkelen të drejtat e tyre, duke përfshirë të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e kopjimit të paautorizuar apo ndonjë të drejtë të ndonjë personi të tretë;
  • Çdo garues mund të aplikoj me një apo më shumë fotografi.

 

Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton në mënyrë të pakthyeshme, jo komerciale dhe pa privilegje ekskluzive, licencë për Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) që ta përdorë materialin në ditën e dhënies së çmimeve. Kjo licencë përfshinë (por nuk është e kufizuar) në të drejtën e përdorimit, publikimit, riprodhimit në ndonjë dokument, media punuese apo promovim të ndonjë aktiviteti nga KDI.

 

Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.

 

VËMENDJE: Aplikimet pas mbylljes së afatit për aplikim, aplikimet e paqarta, të pakompletuara dhe që nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, nuk do të merren parasysh!

 

Materialet për aplikim duhet t’i dërgoni në adresen elektronike: [email protected] duke shënuar në subjekt të e-mailit: Gara për fotografinë.

 

Tri punimet më të mira do të shpërblehen me:

Vendi i I-rë – 300€

Vendi i II-të – 200€

Vendi i III-të – 100€

 

*Shumat e çmimeve, janë subjekt i tatimit në fitim.

 

Afati i fundit për aplikim: 30 nëntor 2019

 

Për një të ardhme pa korrupsion!

 

Kjo garë realizohet me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Gjermanisë.