Ngriten shumë shqetësime para deputetëve për çështje mjedisore në Obiliq

Takime 20.01.2020

Në kuadër të raundit të dytë të diskutimeve publike mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit sot u zhvillua diskutim edhe me banorët e Obiliqit  dhe Fushë Kosovës.

Në takimin e bashkëorganizuar nga #KDI dhe #IZhL prezentë ishin deputetët: Mefail Bajçinovci (LVV), Time Kadriaj (AAK) dhe Veton Berisha (PLE).

Këta te fundit pranuan një sërë kërkesash e rekomandimesh nga qytetarët, duke përfshi çështjet që lidhen me rishikimin e vendimit për shpalljen e Obiliqit zonë me interes nacional, çështjet mjedisore në këtë komunë, mungesën e sigurimeve shëndetësore, mungesën e ngrohjes qendrore, krijimin e bankës agrare, moszbatimin e legjislacionit për persona me aftësi të kufizuara etj.

Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.