sq - en

#NgaTerreni

Takime 25.09.2018

7-21 shtator 2018

Dhjetëra qytetarë të lokaliteteve të ndryshme u bënë pjesë e shtatë diskutimeve që #KDI organizoi në fshatrat e tyre, ku patën mundësi që para autoriteteve lokale të bëjnë  prezantimin e tri çështjeve me prioritet që prekin përditshmërinë e tyre e që do të futën në planet e Komunave të tyre për vitin 2019.

Të gjitha këto aktivitete u mbajtën gjatë javës që shkoi, në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies në institucionet publike” që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.

#Drenas 

KDI organizoi takim mes një grupi prindërish dhe drejtorit për Arsim në Komunën e Drenasit. Kjo për shkak të mbylljes së paraleleve shkollore me vendim komunal në tri fshatra të Drenasit: Abri, Gjergjaj, dhe Godanc e cila u përcoll me pakënaqësi të prindrëve.
KDI vazhdon të monitoroj zhvillimet relevante, të lehtësoj komunikimin mes banorëve dhe përfaqësuesve komunal përderisa do të avokoj për një zgjidhje që lejon fëmijët të vazhdojnë procesin e mësimit në mënyrë të rregullt.

#Dragash

Takimi i radhës u zhvillua mes banorëve të fshatit Bellobrad dhe zyrtarëve të Komunës së Dragashit të cilët prezantuan problemet që kanë me infrastrukturën rrugore e cila është e papërfunduar dhe me shumë defekte, mungesën e pusetave dhe sinjalistikës në rrugë si dhe infrastruktura e dobët në objektin shkollorë. Nga përfaqësuesit komunal prezentë, u dhanë sqarime dhe informata shtesë për buxhetin e paraparë ndër vite për këtë fshat sikurse edhe zotimin për realizimin e disa prej kërkesave të lartpërmendura.

Takim u zhvillua edhe në fshatin Brezne mes banorëve dhe autoriteve të Komunës së Dragashit. Për banorët e këtij lokaliteti prioritet është përmirësimi i infrastrukturës në fshat si: mungesa e ujit të pijes, kolektorit të ujërave të zeza, ndriçimi publik si dhe mungesa e hapësirës për varreza të fshatit etj.

#Viti

Në fshatin Goshicë, gjatë takimit që u zhvillua mes banorëve dhe zyrtarëve komunal të Vitisë nën organizimin e KDI-së, u ngritën si çështje prioritare mungesa e ujësjellësit, kanalizimit dhe ambulancës mjekësore. Të gjitha këto u premtuan se do rregullohen në vitin e ardhshëm nga zyrtarët prezent.

#Mitrovicë

Në fshatin Vllahi, gjatë takimit që u zhvillua mes banorëve dhe përfaqësuesve komunal para këtyre të fundit u prezantuan probleme bazike me të cilat përballen këta banorë. Bëhet fjalë për furnizim me uj? të pijsh?m, energji elektrike, shtrim dhe p?rfundim të rrug?ve t? paasfaltuara, funksionalizim të Qendr?s s? Mjeksis? Familjare si dhe mungesë të subvencioneve në bujqësi. Zgjidhja e k?tyre problemeve theksuan se do t? parandalonte zhvendosjen masive t? banorëve nga ky fshat.

Edhe banorët e Bares gjatë takimit që patën me autoritetet e Komunës së Mitrovicës theksuan se rregullimi i disa aspekteve infrastrukturore do të parandalonte zhvendosjen e qytetarëve nga ky lokalitet. Problemet e tyre që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme janë: furnizim me energji elektrike, menaxhimi i mbeturinave, transporti publik si dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore.

#Klinë

KDI organizoi takim edhe mes banorëve të fshatit Qabiq dhe përfaqësuesve të Komunës së Klinës. Këta banorë kërkuan përmirësim të rrjetit të energjisë elektrike, asfaltim të rrugëve dhe menaxhim të mbeturinave. Përderisa çështjen e energjisë elektrike e përjashtuan nga kompetencat e tyre, zyrtarët komunal u zotuan se do të punojnë në drejtim të adresimit të këtyre problemeve.

 

Koordinatorët e KDI-së në terren po ashtu kanë bërë edhe monitorimin e seancave, mbledhjeve e dëgjimeve publike komunale.

Në komunën e Mitrovicës është monitoruar Mbledhja e komitetit për politikë dhe financa.

Në Shterpce u monitorua Dëgjimi publik për buxhet.

Në Viti u monitorua Komiteti për politikë dhe financa.

Në Drenas u monitorua mbledhja e Kuvendit Komunal e 21 shtatorit.