sq

#NgaTerreni 5

Takime 01.11.2018

#NgaTerreni

22-26 tetor 2018

Edhe tetë takime janë zhvilluar gjatë javës që shkoi mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale nëpër fshatra  me qëllim të identifikimit të problemeve që kanë qytetarët dhe adresimin e tyre nga ana e institucioneve. #KDI po i organizon këto takime në 11 komuna të Kosovës në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.

Krahas takimeve me banorë koordinatorët e #KDI në terren po ashtu kanë bërë monitorimin e mbledhjeve të kuvendeve komunale. Gjatë javës së kaluar janë monitoruar mbledhjet në: Malishevë, Graçanicë, dhe Kamenicë.

 

#Malishevë

Për banorët e fshatit Lumishtë të komunës së Malishevës që ishin prezent, në takimin e organizuar nga KDI me përfaqësuesit komunal,  prioritare mbeten kërkesat për rregullimi të: trotuarit, rrugicave të pashtruara, ndriçimin publik si dhe kanalizimin në një pjesë të lagjes.
Nga drejtori për financa e komunës që ishte pjesë e këtij takimi, u dhanë sqarime dhe informata shtesë për buxhetin e paraparë për vitin 2019 për këtë fshat sikurse edhe zotimin se do të shtojë përpjekjet për adresimin e disa kërkesave të mësipërme.

#Mitrovicë

Rrug?t e paasfaltuara, rregullimi i rrjetit t? kanalizimit p?r t?r? fshatin, mungesa e ndri?imit publik, d?mtimi dhe rivendosja e polic?ve t? shtrir? ishin disa nga shqet?simet q? shfaq?n banorët e Kçiqit të Vogël të Mitrovicës gjatë takimit me zyrtarët komunal.
Këta të fundit theksuan se do t’i japin prioritet gjatë vitit 2019 asfaltimit t? rrug?s “?lirimtar?t e Liris?” si dhe vendosjes s? ndri?imit publik n? dy lagje t? fshatit si dhe 1000 metra rregullim t? rrjetit t? kanalizimit.

Edhe qytetar?t e fshatit Zasell? të komunës së Mitrovicës shpalos?n shqet?simet e tyre para zyrtar?ve komunal gjatë një takimi të organizuar nga #KDI. Furnizmi me uj? t? pijsh?m, rregullimi i rrjetiti t? kanalizimit, asfaltimi i lagjeve, g?lqerosja e shkoll?s ishin disa nga çështjet të cilat banorët presin që të adresohen me prioritet nga komuna. Zyrtar?t komunal prezent jan? shprehur t? gatsh?n t? kontribuojnë n? t? mir?n e fshatit duke theksuar se k?rkesat me prioritet do t? realizohen gjat? vitit 2019.

#Viti

Banorët e Budrikës në komunën e Vitisë u mblodhën për një takim me nënkryetarin e komunës, gjatë të cilit paten mundësinë që të prezantojnë kërkesat e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen në përditshmëri. Shqetësimet e tyre lidhen me mungesë të ndriçimit publik në lagjet “ Hatixhe Mustafa” dhe “Kodra e Qeshmës” dhe rrethoja e shkollës së fshatit.  Përfaqësuesit komunal premtuan zgjidhjen e këtyre problemeve dhe theksuan se do të shqyrtojnë si çështje edhe problemin e kanalizimit në këtë lokalitet.

#Klinë

Banorët e dy fshatrave të komunës së Klinës: Gllarevë dhe Rigjevë gjatë takimit që patën me përfaqësues të komunës, kërkuan që ky institucion të trajtoj me prioritet disa prej kërkesave dhe problemeve me të cilat përballen këta banorë sic është mungesa e ujit të pijshëm.

Banorët e Rigjevës kërkuan ndërtimin e një trotuari nga rruga kryesore e fshatit e deri afër shkollës, me gjatësi afër 2 km. Ndërsa banorët e Gllarevës, shfaqën kërkesa për shtrimin e disa rrugëve brenda fshatit, funksionalizmin e ambulantes 24 orë, investimi në shkollë. Në këtë takim pjesëmarrës nga komuna ishin, Kryetari i Komunës z. Zenun Elezaj, drejtori i Urbanizmit, z.Lorenc Marleku, drejtori i financave, z.Aziz Desku dhe drejtori i Bujqësisë, z.Naser Morina. Kryetari Elezaj duke shpalosur planet për vitin e ardhshëm ka thënë se gjatë vitit 2019 do të përfundojë shtrimi i rrjetit të ujit për fshatin Gllareve, Sferkë dhe fshatrat tjerë për rreth. Kërkesë tjetër ishte edhe investimi në shkollë e Gllarevës, ndërsa për këtë autoritetet komunale thanë se kanë aplikuar me projekt në ministrinë e Arsimit, ndërsa që do të marrin përsipër rregullimin e tualeteve të shkollës. Elezaj tha se do rinovohet edhe ambulanca e fshatit Gllarevë në vitin e ardhshëm.  Po ashtu u zotua që më së largu deri në pranverë  do të shtrohet me zhavor një pjesë e një rruge në këtë fshat bazuar në kërkesat e banorëve. E sa i përket kërkesës për trotuar në Sferkë, Elezaj është zotuar se do ta vendos në prioritet, por që këtë synon ta bëjë përmes granteve.

#Shtërpcë

Problemet në infrastrukturë ishin ndër më të përmenduat nga banorët e fshatit Brod të komunës së Shtërpcës gjatë takimit që zhvilluan me autoritetet lokale. Sipas banorëve, mes tjerash, shqetësime primare për ta mbeten transporti për nxënësit e shkollës së fshatit për shkak të rreziqeve që kjo rrugë paraqet për ta, rreziku nga rrëshqitja e dheut në lagjen Rudaj, kanalizimi në tërë fshatin.
Ndërkaq, gratë e këtij fshatit u ankuan për mungesën e një objekti ku ato do të mund të zhvillonin projekte të ndryshme, një pjesë tashmë të dështuara si pasojë e mungesës së një objekti të këtij lloji. Zyrtarët komunalë prezent thanë që do të rishikonin mundësitë për realizimin e këtyre kërkesave në varësi të mundësive buxhetore që kjo komunë ka.

Në takimin me grupin e paorganizuar të bletarëve në fashtin Sevvce, të Shtërpcës të  pranishmit diskutuan mbi problemet kryesore me të cilat ata përballën  çdo të ditë gjatë punës së tyre. Sipas tyre, ndër problemet kryesore për ta mbeten mungesa e mundësive për ambalazhimin e mjaltës, mungesa e njohurive mbi procedurat doganore, si dhe problemet që u shkaktojnë arinjtë gjatë dimrit kur zbresin poshtë nga mali. Këto dhe të tjera shqetësimet mbeten për t’u adresuar nga zyrtarët komunalë të cilët premtuan që do të punojnë rreth zgjidhjes së këtyre problemeve.

  

#KDI zhvilloi takim mes banorëve të fshatit Lubishtë dhe zyrtarëve komunal të Kamenicës.
Çështjet konkrete për të cilat u pajtuan dya palët, për tu përfshirë në buxhetit e vitit 2019 ishin: asfaltimi i rrugës së një lagjeje të këstij fshati, asfaltimi i rrugës që e lidhë fshatin e Lubishtës me fshatin Podgorc dhe ndriçimi i fushës së sportit tek shkolla “Dëshmorët e Lubishtës”. Të gjitha këto u premtuan se do rregullohen në vitin e ardhshëm nga zyrtarët prezent.