Në Viti qytetarët diskutojnë me të zgjedhurit për rritje të llogaridhënies institucionale

Takime 15.03.2019

Organizata Elita me mbështetjen e KDI, ka organizuar debat publik me qytetarët e #Vitisë, pjesë e të cilit ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti (PDK) dhe Salih Salihu (PSD).

Gjatë këtij debati, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile patën mundësi të diskutojnë me të zgjedhurit e tyre dhe të ngrisnin çështje me rëndësi për këtë komunë si dhe tua bëjnë të dituara sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmëri.

Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarë si dhe nxitjen e angazhimit qytetarë me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së të zgjedhurve.

Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” i financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (#UNDEF).